Analisti Dritan Hila vjen sot ne vëmendje te lexuesve me një sarkazëm te hidhur shume për te gjithë, por po aq te sakte për fat te keq! Ai ka vizatuar ne pak rreshta iracionaliteitn e shoqerise shqiptare e cila shume vete pyet shume vete për zotesine e bojaxhiut, këpucarit, elektricistit, muratorit, perpara se ti besoj punen, por nuk mendohet kurrë dy here përpara se te votoje cilin politikan, Â apo cila parti do qeverise vendin. Ja cfare shkruan Hila:
Gjithmonë kam pasur qejf te pikturoj, por nuk merrja guximin pasi duhet te dish te kombinosh ngjyrat, perdoresh penelet, njohesh teknikat dhe materialet qe perdor. Kam dashur por nuk munda te behesha doktor, pasi nuk duroja dhimbjen njerezore dhe plaget ne trupin e njeriut. Po ti o Ed dhe Sali, pse merreni me zanatin tim, ekonomine, me te njejten lehtesi qe beni zhgaravina dhe jepni aspirina?! Po ju o bashkeatdhetare, kur ju dhemb koka shkoni tek llogaritari? Po pse per te lyer shtepine, pyesni 100 here sa i zoti eshte bojaxhiu, ndersa per te qeverisur Shqiperine nuk mendoheni dy here ku do te hidhni voten?