Nga Dom Gjergj Meta
Ndoshta çdo popull eshte keshtu nuk e di, a ndoshta eshte natyra njerezore apo nje lloj shfaqje e saj, por kam pershtypjen se ne shqiptaret ne keto 500 vjetet e fundit, qe te motivojme vetveten per te ecur perpara, na u ka dashur gjithmone te shpikim dy lloje kategorish: o armiq ose heronj!
Nuk e di pse kam idene qe ne shqiptaret, njerezit e jetes se perditshme, te cilet jane ndertuesit real te nje vendi, ata qe vendosin tulle pas tulle, pa u ndalur, por edhe pa u kthyer mbrapsht kurre, ata nuk na frymezojne …
Kete po mendoja ndersa ne mengjes heret degjoja zerat e atyre nenave e baballareve qe dilnin per ne pune, apo ishin ne pritje te nje autobuzi (se nuk kane makine per te shkuar atje)… ata jane heronj! Ata jane heronjte e mi!
Dite te mbare! d. Gjergji