Nga Ylli Dylgjeri
Duke lexuar një libër me kujtime, të një ish punonjësi të Mossad-it izraelit (sherbimi inteligjent), mu kujtua një episod që tregon autori.
Historia flet për një banor nga rrethinat e jordanisë që merr një ftese nga një miku i tij mysliman ne cizjordani. Jordanesi e pranon ftesen dhe ndermer udhetimin per te miku i tij.
Udhëtoi në këmbë për disa ore dhe kur u lodh, iu desh të pushojë.
U ul për të pushuar mbi shinat hekurudhore që kalonin aty pranë. Në jetë nuk kish pare asnjëhere tren me sy. Dhe për këtë arsye nuk e vlersoi vendin ku po pushonte…
Pas pak minutave vjen treni.Trenisti i binte borise me fërshëllime, pa pushim, e zhurmshem. Por ishte e kote… Udhëtari nuk kuptoi që treni vinte drejt tij me shpejtësi. Fundi ishte i dhimbshëm. Goditet nga treni e plagoset rëndë.
Më tej, i jepet ndihma në një nga qendrat shëndetsore të zonës.
Do kalonin muaj dhe udhetari jordanez do rehabilitohej sërisht, por mbeti invalid.
Miku i tij nga Cizjordania duke e përjetuar këtë ngjarje që i ndodhi vendosi serisht ta ftonte, por kete here pagoi nje taksi duke pare dhe gjendjen shendetsore te pamundur te mikut.
Si perfundim, jordanezi mbrin në shtëpine e mikut. Sipas zakonit arab do pinin çajin e mireseardhjes.
I zoti i shtepise, vendos ibrikun e çajit në sobe për ta zjerë. Pas pak minutave ibriku fillon të fërshëllejë nga zierja e çajit. Mikun jordanez e destabilizon fërshellima e ibrikut dhe merr një gote çaji e i bie ibrikut sa mundet!!!
Ç’farë bën keshtu?- e pyet i zoti i shtëpisë.
Hee mik, gjërat që fërshëllejnë e zhurmojne duhen vrarë sa janë të vogla, se po i le të rriten, të vrasin siç me vrau mua treni dikur!
Kjo histori mu kujtua sonte, duke degjuar pyetjen në emisionin Opinion: a ka terren për ISIS në shqipëri?