Home KRYESORE Një sqarim për Shkëlzen Berishën dhe të tjerë…

Një sqarim për Shkëlzen Berishën dhe të tjerë…

Nga Mentor Kikika

Dy ditë më parë, në faqen time kisha bërë një koment, bazuar mbi një lajm të publikuar në disa gazeta, print dhe onlione, të cilat botonin foton e një shtëpie të madhe, saraj e quajta unë, ku thuhej se jetonte Shkezen Berisha. Në fakt, komenti im nuk lidhej shumë me denoncimin e faktit, pasi me apo pa atë vilë, familja e Berishës nuk është se shton dhe heq shumë nga pasuritë e saj. Unë thjeshtë komentova dhe me ironi, duke shtruar pyetjen se përse i duan këto shtëpi kaq të mëdha këta pasanikët, kur robi duhet të ketë një vend mjaftueshëm për të jetuar, edhe në salltanet.

Vetë i akuzuari, edhe pse jo prej meje, Shkëlzen Berisha, më ishte drejtuar për sqarim se saraji nuk është i tiji, duke më kërkuar ndjesë që po më prishte rendimentin e shpifjes. Ndërsa një tjetër kërkonte të dinte se përse unë nuk përmendja edhe vilën e Monikës(Kryemadhit). Në fakt nuk reagoj ndaj reagimeve, sepse është punë e vështirë dhe e pamundur. Por kjo punë e shpifjes sesi ma shpif…

Z.Berisha, unë nuk jam i apasionuar pas asnjëlloj shpifjeje. Madje edhe kur më ndodh pa dashje të jem bërë pjesë e saj, kërkoj ndjesë dhe nuk kam asnjë lloj kompleksi për këtë. E vetmja shpifje që e kam me tepri, është se ma shpifin të gjithë ata, politikanë e zyrtarë, të djathtë e të majtë, në pushtet apo opozitë, sipërmarrës apo kriminelë ordinerë, që janë ngjizur me pushtetin dhe politikën, dhe që i kanë vënë shkelmin në fyt popullit e po ia marrin shpirtin çdo ditë, pak e nga pak…

Kjo shpifje po, kjo më trashet dita-ditës dhe më është bërë shuk në fyt. Shpifjet e tjera nuk më interesojnë, as ndaj jush, as ndaj kujtdo tjetër.. Madje jam kundër edhe atyre që mendojnë se djali i kryeministrit duhet të jetë pa punë, pa makinë, pa shtëpi etj etj, që ne të besojmë se ai(kryeministri) është i ndërshem. Por jam i bindur se edhe pa atë shtëpi, ju nuk bëni pjesë tek kjo kategori dhe unë, edhe pa atë shtëpi, nuk besoj se babai juaj ka qenë një kryeministër i ndershëm.

Sa për shqetësimin e tjetrit(lexues), për koicidencë, nëse do të shikoni disa postime më poshtë, do të gjeni pikërisht një koment për jetesën luksoze të politikanëve dhe në fund një link dhe një foto të vilës së Monika Kryemadhit, e cila nuk ka reaguar, pasi është vetë në foto duke i treguar një gazetareje shtëpinë e re.

Me repeskt nga një gazetar as i majtë e as i djathtë, dhe për pasojë edhe pa shtëpi. K

Share: