Kryetari i Partisë ” Lista për Shqipërinë Natyrale” Koco Danaj duke ju përgjigjur disa artikujve te ndryshëm ne shtypin gjerman, austriak dhe sllovak qe e kane akuzuar ditët e fundit si anti grek, anti serb apo anti malazez, duke u shprehur se nuk është anti askujt, por ne menyre te natyrshme PRO Shqiptar duke mos kursyer edhe kritika ndaj Brukselit.
– E kam kaluar fazën e te qenit “anti”. Jam vetëm pro shqiptar dhe sa kam mundësi punoj qe vendi dhe kombi  shqiptar qe unë i përkas, te këtë te drejtën te kontestoje për probleme madhore te qenies se tij. (Nje komb i percare ne 5 shtete)!!!.Sepse ne qofte se nuk kontestoj, atehere unë nuk jam aleat, por Protektorat. Ndërsa Brukselit i duhet te jete me i sinqerte: Do një vend aleat apo Protektorat? – shkruan Koco Danaj ne profilin e tij ne Facebook