Home KRYESORE NUK JE MË NJË ËNDËRR

NUK JE MË NJË ËNDËRR

Nga Vasil Tabaku

Nuk je më një ëndërr
Një fjalë ende e pathënë
Një puthje
E mbetur varur
Në cepin e thinjur të Hënës
Unë kam parë diejt
Të digjen për ty
Lulet
Të marrin ngjyrën
E buzëve të tua
Sepse ne e dinim
Të jetosh
Është e pamundur
Pa dashurinë…
…sepse ti
Je kuptimi I gjithckaje
Jeta dhe vdekja
Drita dhe shpresa
Etja e udhëtarit
Fjala
Për të cilën
Kam rendur gjithë jetën
Dhe ende
Nuk e kam shqiptuar…
Unë e dija
Ti kishe vjedhur detet
Një nga një
Kishe ndezur gjithë yjet
Kishe rrëmbyer stuhitë
Horizonteve
Iu dhe dritë pafund,
Kishe ndërtuar
Gjithë rrugët e Botës
Për të ardhur vetëm tek unë…

Tiranë 18 tetor 2015

Share: