Home KRYESORE Nuk ka dekriminalizim pa dekomunistizim!

Nuk ka dekriminalizim pa dekomunistizim!

Nga Mesila Doda

Nuk ka dekriminalizim pa dekomunistizim. Bashkëngjitur keni nismën ligjore që kerkova të shqyrtohet bashkë me propozimin për dekriminalizimin e politikës shqiptare. Kjo nisëm synon pastrimin e politikës, administratës, drejtësisë dhe organeve të rendit nga persona të cilët kanë krime në të kaluarën e tyre si pasojë e bashkpunimit dhe pozicioneve vendimarëse ne politikën dhe organet e dhunës të rregjimit komunist.

Në ditët e sotme vendet e Europës që kanë vuajtur nga një rregjim i tillë jo vetëm kanë ndërtuar institucionet e memorjes dhe kanë hequr nga vendimarrja, politikbërja dhe deri në institucionet arsimore personat që kanë bashkpunuar, kanë kryer krime dhe kanë qenë në pozita vendimarrëse në rregjimin e kaluar por po propozojnë edhe ngritjen e Gjykatës së krimeve Nuremberg2, për dënimin e krimeve dhe personave përgjegjës.

Duke konsideruar që krimet e sotme, siç janë ato kundër jetës, trafikimi, vrasja, korrupsioni nuk janë aspak më të rënda se krimet e djeshme që ishin krimet kundër jetës e kundër njeriut, vrasjet, dëbimet, torturat, burgosjet për agjitacion e propagandë, tentativë arratisje, akuza për agjentura…etj… gjykoj se është e një rëndësie të veçantë marrja në shqyrtim e kësaj nisme e cila siguron ndarjen nga krimi i djeshëm i cili as është parashkruar e as ka humbur rrezikshmërinë.

PROPOZIME PER AMENDIM

Amendim ne nenin 2, pas pikës 1

Nuk mund të kandidojnë, nuk mund të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët ne periudhën nga 29 Nëntori 1944 deri me 2 Korrik 1991, brenda apo jashtë vendit kane qene te përfshirë ne:
a) Strukturat e ish-Sigurimit te Shtetit;
b) Bashkëpunëtorë te ish-Sigurimit te Shtetit;
c) Strukturat Drejtuese te Partisë Punës se Shqipërisë te Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë, ne nivel lokal apo qendror;
d) Funksione te larta drejtuese te pushtetit Ekzekutiv ne Republikën Popullore Socialiste te Shqipërisë, ne nivel lokal apo qendror;
e) Drejtimin e forcave te armatosura te Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë;
f) Strukturat e Hetuesisë se Republikës Popullore Socialiste te Shqipërisë;
g) Ne detyrën e Gjyqtarit dhe Prokurorit ne Republikën Popullore Socialiste te Shqipërisë.
Veprimtaria e secilit nga kategorite e mesipërme shqyrtohet rast pas rasti nga Autoriteti për Informimin me të Dhënat e ish­Sigurimit

Ndryshim i pikës 1 te nenit 3:

“1. Për veprat penale të parashikuara në pikën 1 të nenit 2 të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet edhe në funksionet publike si më poshtë:”
Te behet:
“1. Për veprat penale të parashikuara në pikën 1 si dhe te përfshirjes se tij ne veprimtaritë e parashikuara ne piken 2 të nenit 2 të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet edhe në funksionet publike si më poshtë:…”

Ndryshim te pikës 1 te nenit 4

“1. Për personat që parashikohen në shkronjën “a” të pikës 1 dhe ata te pikës 2 te nenit 2, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës.”

Share: