Ndersa e gjithë bota demokratike, perëndimore ishte pajtuar që të ndërhyjë në Kosovë me anë të NATO’s me ne krye vullnetin anglo amerikan për ta ndalur regjimin e Milloshevicit te ushtroje dhune ndaj nje shoqerie qofte ajo edhe ne shumice muslimane, studiuesi musliman Olsi Jazexhi kujtohet sot ti referohet formalizmave te cilat bazohen ne interpretime te se drejtes nderkombetare. Sic ka thene Kadare Miloscevic nuk e priste qe Europa kristiane te dilte ne mbrotje te nje shoqerie ne shumice muslimane e per me teper te vinte armet ne funksion te ketij vullneti. Por me sa duket i surprizuar nga ky zhvillim historik del edhe muslimani Jazexhi, qe sot e ka bere mbiemrin Yazeji!
Në emisionin Top Show, ai ka dale kundër vendimeve të botës demokratike, përkatësisht vendimeve të liderëve si Bill Clinton, Tony Blair, etj., për të ndërhyrë në Kosovë duke thene se ndërhyrja e NATO’s në Kosovë ishte ilegale. Thëne ne Tiranen kozmopolite ai nuk u dëgjua, apo nuk u konsiderua sepse njihet per qasje te tilla, por Kosova edhe pse e ka kapur me vonese kete lajm, nuk mund te rrinte pa reaguar! Pse jo me te drejte, Kosova ka qene viktime e agresionit serb te përgjakshem dhe portale te ndryshme e sjellin reagimin sikur Jazwxhi, apo JYazeji….