Home KRYESORE Paketa fiskale goditje per klasen e mesme!

Paketa fiskale goditje per klasen e mesme!

Nga Marko Bello

Paketa e re fiskale e propozuar nga Qeveria per vitin 2016 eshte nje tjeter goditje per klasen e mesme, nese mund te pranojme se Shqiperia ka nje te tille. Mjeket, stomatologet, noteret, avokatet, ekonomistet, arkitektet, te gjithe ata qe kane nje studio, nje zyre projektimi apo konsultimi ligjor do te paguajne 4 here me shume per kontributet shoqerore gjate vitit qe vjen.

Nderkohe thellohet goditja per te gjithe qytetaret qe kane makina, pasi do te rritet deri ne 10% primi ose siguracioni per makinat. Qeveria gjoja ua hoqi TVSH prej 20% kompanive te sigurimit, por kjo mase nuk u reflektua aspak ne cmimin e siguracionit qe paguajne qytetaret. Pra, tani cmimi do te jete 30% me i larte se ne vitin 2013.

Kjo eshte qartazi nje Qeveri klienteliste qe merakun e vetem ka te kenaqe vetem klientet e saj te biznesit te madh. Nga ana tjeter, ajo kercenon biznesin e vogel dhe tenton te varferoje edhe shtresen e mesme, e cila, ne nje shoqeri demokratike ruan ekuilibrat dhe qendrueshmerine e sistemit dhe nuk i ha kollaj dokrat dhe brockullat e partive politike.

Share: