Home KRYESORE Pasoja globale pas akteve terroriste ne Paris…?

Pasoja globale pas akteve terroriste ne Paris…?

Kryeredaktori i DW, Alexander Kudascheff thote se Xhihadistët duan të mposhtin shoqërinë moderne perendimore, imazhin tonë për vetveten dhe jetën në demokraci. Ata zhvillojnë një luftë kundër botës se zhvilluar dhe kjo lufte sipas tij mund të vazhdojë gjatë. Është një ndjenjë, që kaplon shumëkënd pas sulmeve terroriste në Paris: Bota ka dalë nga shinat, është prishur rendi. Papa flet madje për një luftë të tretë botërore. Nuk e ka fjalën për një luftë globale, por për një luftë kundër botës siç e njohim ne atë” – ka thëne Kudascheff.

Ne fakt nga ana tjeter, duket se aksionet globale janë pozicionuar ndaj një rënie afatshkurtër këte te hënë pasi militantët islamikë nisën sulme të koordinuara nëpër Paris ku mbetën të vrarë 129 persona.  Disa strategë te tregjeve presin një ndikim të zgjatur ekonomik apo ndryshim në drejtimet mbizotëruese të tregut. Aktualisht, çdo dëm fillestar ndaj besimit ekonomik, turizmit dhe tregtisë në Evropë ka të ngjarë të përforcojë vendosmërinë e Bankës Qendrore Evropiane për të lehtësuar edhe më tej politikën monetare muajin e ardhshëm, mendojnë ata.

Share: