Home KRYESORE Patrik Sadikaj ne dileme midis Lubonjes dhe Hiles…

Patrik Sadikaj ne dileme midis Lubonjes dhe Hiles…

Gazetari Patrik Sadikaj tregon se është gjendur ne dileme midis shpërthimit te Fatos Lubonjes i cili thoshte që vendi duhet braktisur dhe reagimit te Dritan Hiles i cili apelon për përgjegjësi qytetare, reagim dhe ndëshkim ndaj kujt po vret shpresën dhe endrren e shqiptareve. Sadikaj duket akoma i paqarte ne këtë përzgjedhje dhe besojmë se janë shume prej nesh ne te njejtin pozite me te ndaj sjellim ne vemendje atë çka shkruan Sadikaj ne Facebook:

“Kam disa dite qe luftoj mes dy mendimeve qe u ndanë publikisht, me media (edhe sociale). E para ishte trazuese ajo e Fatos Lubonjes qe habiti me fatalitetin e tij dhe lëshoi gati një kushtrim për ta lëne ketë vend. Nuk besoj se duhet te tregohemi hipokrite e te mos e pranojmë se edhe e kemi menduar shpesh ikjen, pak rendësi se ku… Lubonja nuk beri as me pak e as me shume se na e ri-trazoi këtë mendim brenda vetes dhe, i dha një forme jete qe mbase nuk e donim ta ngacmonim. 

Por përkunder kësaj me luhati edhe me shume ne mendje një shkrim me pak shkronja i një miku te mire si Dritan Hila qe gati na thërriste me zë te larte qe te rrime këtu e te ndëshkojmë ata qe po na e vjedhin jetën e rrjedhimisht dhe shpresën. Sado skeptik ndaj kësaj idesë se fundit, ndjenja e shpresës te vjen edhe me pak rreshta. Unë ende se di ta them se kush me tundon me shume, por ama fakti qe jam ende këtu do te thotë se ia vlen qe një përpjekje ta bejme për ta mbajtur gjalle këtë vend e si një “bebe te mire” ta rrisim duke mos i lëne te keqinjte qe ta fusin ne rruge te keqe.

Por, puna është se kush do te na drejtoje ne rrugën e duhur? Kush do e marre vërtet përgjegjësinë historike e te tregohet burri shteti e te beje me ne fund shtet e jo vetëm pushtet? Kjo me trazon mua…”

Share: