Home KRYESORE Pendimi i një xhepisti…!

Pendimi i një xhepisti…!

Nga Luan Kurti

Plasi dje në parlament! Ti ke vjedhur kaq, po edhe ti ke vjedhur aq edhe kaq. Ta marrë vesh populli se kush je ti, ta marrë vesh populli se ça hajduti dhe mostre je ti! O nëne o nëne, tha një hajdut xhepash, ne qenkemi kot fare! Më vjen t’ia heq vetes nga turpi! Më duket vetja minorenë, buzëqumësht! Këta deputetetët qenkan për së mbari, dora jonë. Duhet të afrohem me ndonjërin se s’bën. Nuk thonë kot zgjidhi shokët më të mirë nga vetja! Ku i dihet më merr populli me sy të mirë dhe ndonjë ditë bëhem edhe unë deputet! Po sa karburant kishin harxhuar mor vlla? S’mjafton Rafineria e Ballshit, as me tre turne. ! Punojnë dynjaja, jo shaka! Ne mbetëm vetëm nëpër urbanët e unazës, duke gërmuar xhepat e pensionistëve dhe atyre me asistencë. Turp dhe faqja e zezë! Parja e madhë bëhet gjetiu dhe me plane pune. Jo kuturu, të dalë ku të dalë. Duhet të dish se si nxirret leku! Mirë na e bëjnë që na rrasin hera herës në birucë. Ja vidh tamam, ja shko në djall! Hajdutët profesionistë i respektojnë dynjaja, u heqin kapelen. Duhet të ndjek edhe shkollën, se pa shkollë mbetesh hajdut ordiner! Kur të vijnë mendtë s’ti hanë as qentë, thotë populli! Por më mirë vonë se kurrë!

Share: