Home KRYESORE Pergjegjesia ne Fe…

Pergjegjesia ne Fe…

Nga Dom Gjergj Meta

Ne njerëzit e religjionit, meqë besojmë se i jemi përgjigjur një vokacioni për të qenë pjesë e tij, dhe në disa raste edhe për të qenë në strukturat përgjegjëse, nuk kemi pse të zemërohemi nëse dikush i drejton gishtin religjionit apo të reagojmë me dhunë a thua se jemi të pafajshëm.

Shpesh gabohet jo vetëm për veprim, por edhe për mosveprim apo neglizhencë, apo cektësi. Janë momente kur religjioni dhe ne njerzit që e përfaqësojmë duhet të reflekojmë mbi rolin tone, jo vetëm për të dalë në tv apo rrjetet sociale për t’u distancuar nga fenomene të tilla, por mbi të gjitha për të vepruar çdo ditë që gjëra të tilla të ndalen qysh në gjenezë. …sot është e nevojshme që të reflektohet thellë mbi qasjen që kemi ndaj edukimit dhe drejtimin që duhet të marrë ky edukim për ata që frekuentojnë ambjentet religjioze. Religjioni do të jetë gjithmonë, pasi është një prirje e natyrshme e njeriut të besojë, të jetë një qënie religjioze.

Por kjo ndjenjë sa është e natyrshme, aq ka nevojë për arteficin e edukimit të shëndoshë që i përgjigjet patjetër një zbulimi hyjnor pa të cilin nuk do të quhej religjioze, por ama edhe arësyes së shëndoshë, asaj arsyeje që e bënte Aristotelin të thonte se njeriu është një gjallesë racionale (zoon noetikon). Dhe arësyeja nuk ka të bëjë me manipulimin apo shpëlarjen e trurit, por ndihmon njerëzit që të arsyetojnë me kryet e vet dhe të bëjnë zgjedhjet me vullnetin e vet.

Kur religjioni humb këto dy koordinata dhe nuk i mban të lidhura me njëra-tjetrën, atëherë ai kthehet në rrezik për njerëzimin, në më të madhin rrezik, sepse është një gjë që ka të bëjë me ndërgjegjen dhe me intimitetin e njeriut që sa është delikat për gjëra të mira aq bëhet i dhunshëm nëse manipulohet…

Share: