Nga Artan Dika
Lajmet bëjnë të ditur se (citoj): “Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, pranon dështimet, para se gjithash për shkak të mungesës së vullnetit të partive maqedonase, që sipas tij, kërkon kohë deri në ndërgjegjësimin e tyre se duhet të respektojnë gjuhën e njëri-tjetrit e para së gjithash Kushtetutën e vendit.
“Nuk është diçka që të mund të sigurohet aq shpejt vullneti politik duke marrë parasysh se partitë politike kanë agjendat dhe prioritetet e tyre. Ideja jonë është që ne të krijojmë atmosferë dhe t’i bindim me argumente se kjo është një çështje, e cila duhet të absolvohet dhe të avancohet pasi është në të mirën e gjithëve, të respektojmë njëri-tjetrin, të respektojnë gjuhën dhe kulturat e njëri-tjetrit“, thotë Xhaferi.”
Koment: – Nëse edhe tani zgjidhja e çështjeve të shqiptarëve varet nga (mungesa e) vullnetit të partive maqedonase, gjë që kërkon kohë deri në ndërgjegjësimin e tyre, atëherë pse u bë lufta në vitin 2001, pse u vranë njerëzit?!
– Edhe para luftës, zgjidhja e çështjeve të shqiptarëve varej nga (mungesa e) vullnetit të partive maqedonase, gjë që kërkon kohë deri në ndërgjegjësimin e tyre!!!