Nga Ilir Kalemaj
Pikimi i veses s’agut dimeror,
troket magjishem ne stinen e bardhe,
ngjall shprese dhe gezim disi feminor,
qe sot jane kthyer ne mall te rralle.
Ka dicka mistike ky kapercyell stinesh,
mes festash si rite te lashta,
zgjojne natyren te secili prej nesh,
rikthejne ritmet e koheve te avashta.
Na rikthejne pas ne nje kohe te harruar,
qe risjell flagrancat e humbura n’qoshk te kujteses,
kur raison d’etre eshte te jesh I dashuruar,
pavaresisht jetes qe shkon ne drejtim tjeter.
@copyright Ilir Kalemaj