Home KRYESORE Po duan m’u fut gazi lotsjellës në Kuvend e ai po futet…

Po duan m’u fut gazi lotsjellës në Kuvend e ai po futet…

Nga Kimete Berisha

Kur po duan m’u fut gazi lotsjellës në Kuvend-po futet, në prezencë të dhjetëra policëve të njësisë speciale;
Kur s’po duan m’u fut gazi lotsjellës në Kuvend-s’po futet. Gazi lotsjellës po lejohet të futet në Kuvend, për syret, e pastaj kur po realizohen foto dramatike nga vendi i ngjarjes, deputetët e pozitës po zhvendosen në një sallë tjetër ku kategorikisht nuk lejojnë të futet gazi lotsjellës.

Kadriu është ky, Roman Polanski i “Ballos së lugetërve”.

Duhet me ja pranu, “gestapo” është ky, akull, ju rrëshqet nga dora dhe u shkrihet në dorë edhe njohësve më të mirë të luftës speciale.
Pa të, s’do të mund të arrihej ky “sukses”, nuk do të mund të paralizohej puna e Kuvendit, shokë e poshtë.

Presidentja është e obliguar të garantojë funksionimin e Institucioneve, dhe kur Kuvendi nuk funksionon, është e obliguar ta shpërbëjë.
Por, edhe Ajo, si Kadri Veseli, po e shfrytëzon gazin lotsjellës që vet gazi t’i shpërbëjë institucionet, pa pasur nevojë të marrë mbi supe këtë barrë kaq të “rëndë”.

Humbës po del vetëm Isa Mustafa, fajtori.

Hashim Thaçi po fiton poena.

Nga kjo situatë po përfitojnë të gjithë, sepse kjo luftë është aq e fshehtë, sa nuk vërehet ai dimensioni që zbulon armiqësinë mes partive në pushtet.

Të gjithë po përfitojnë nga armiqësia e vjetër e partive në pushtet. Ju nuk e dini sa urrehen ata mes vete.

P.S. E ju mos shihni kusur që tani ne kemi shkuar “kaq larg” dhe e quajmë Kosovën “shtet policor”. Nga fillimi i shekullit të kaluar kjo shprehje “ka marrë kutim emocional dhe nënçmues”, nuk është më shprehje “e rrezikshme” qysh ka qenë shekullin e kaluar.

Share: