Home I pakategorizuar Profesore e studente per ndryshimet kushtetuese!

Profesore e studente per ndryshimet kushtetuese!

Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë, u zhvillua një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Shkollës së Avokatisë lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Prof. Asc. Dr. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës paraqiti risitë e institucioneve kushtetuese si Prokuroria, Gjykata Kushtetuese etj.

Më pas, vendi iu la diskutimeve dhe pyetjeve të të pranishmëve në këtë tryezë, të cilat u përqendruan kryesisht në tematikat e prezantuara gjatë konsultimit.

Duke iu përgjigjur interesimit të studentëve në lidhje me provimin e shtetit për profesionet që lidhen me çështjen ligjore, z. Jon Smibert, Këshilltar ligjor rezident i OPDAT sqaroi dhe arsyet që çuan në këtë propozim. Smibert  theksoi se testimi do të rrisë cilësinë e atyre që do të duan të ushtrojnë profesionet në fushën e drejtësisë.

“Ne po punojmë me bazën ligjore sa i takon provimit të shtetit për avokatët. Duhet të kemi parasysh se është përmendur edhe në legjislacionin për arsimin e lartë. Ideja është që në të ardhmen, kush dëshiron të bëhet gjyqtar apo prokuror apo të përfshihet në profesionet ligjore, duket të kalojë këtë provimin e shtetit. Ky provim duhet të realizohet në standardet më të larta të mundshme dhe të sigurojë individë që të jenë të edukuar me standardet më të mira. Dhe cilësinë e atyre që hyjnë në tregun e prakticienëve të së drejtës do të sigurojë që të kenë edhe një efekt pozitiv sa i takon tregut të arsimit juridik. Dhe e ardhmja do të jetë e shkëlqyer, pasi do të rritet cilësia”, tha Jon Smibert.

Prof.Dr. Maksim Haxhia,  Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shpjegoi se provimi i shtetit synon që të parandalojë ushtrimin e profesioneve ligjore nga ata që nuk janë të aftë. Sipas z. Haxhia, provimi do të jetë edhe një masë parandaluese për blerjen e diplomave.

Share: