Home KRYESORE Projekt ligji i Vullnetarizmit dhe si diskutohet me grupet e interesit…

Projekt ligji i Vullnetarizmit dhe si diskutohet me grupet e interesit…

Nga Marjon Gorica

Ndihesh keq teksa beson që gjithcka sot favorizon shoqerine tone. Besimi i tepert shpesh herë te çon ne rruge të gabuar.

Unë si i ri , pjesë e shoqërise civile , disa ditë më parë vendosa te marr pjese ne nje konsultim publik përsa i perket nje projektligji te propozuar nga nje subjekt politik per favorizimin e shoqerise civile.

Duke mos qene te informuar me pare ne lidhje me kete gje, shume prej nesh mbeten disi te indinjuar per faktin qe behej fjale per nje kontribut te perbashket dhe nga shoqeria civile.

Nje pune dy vjecare e bere pas kraheve tane. Nderkohe qe njoftohet se organizata te shoqerise civile kane qene pjesmarrese. Gjera te cilat faktohen dhe me shifra. 70 organizata kane dhene kontributin e tyre, nderkohe qe vetem ne Tirane numerohen mbi 350 te tilla.

Ne nje kohe kur ndodhin te tilla veprime shume kush perpiqet te vetmbrohet duke na lene mundesine dhe rrugen e hapur per te dhene cdo kontribut te nevojshem per kete propozim. E ja ku jemi, perballe nje situate te rendomte, ku askush nuk merr persiper te degjoje apo lexoje idete tona.

Une personalisht kisha detajuar disa pika mbi kete projektligj, por askujt sic vihet re, nuk i intereson gje tjeter vecse màrketingut politik mbi nje projekt-ligj qe parimisht behet per nje pjese jo-politike te shoqerise…

Share: