Home KRYESORE Pse dështimet ne Politiken e Jashtme !!!

Pse dështimet ne Politiken e Jashtme !!!

Nga Kreshnik Collaku, Sekretar per Marredheniet me Jashte ne PD

Vetem tre vota bene te dështoje antaresimi i Kosovës ne UNESCO.

Dështim i hidhur. Sigurisht nuk ka vend për pesimizëm. Humbja e nje beteje nuk është humbje e luftës. Kosova,shqiptaret dhe miqtë e tyre ne bote janë angazhuar ne një lufte nga e cila e sigurte do te dalim fitues. Por pas çdo beteje te humbur,mendjet e arsyeshme duhet te ulen e te vlerësojnë shkaqet e humbjes.

Duhet thene se ne si shqiptare nuk shquhemi historikisht te suksesshëm ne këto çaste. Mungesa e ndërgjegjes kritike shpesh here na ka ndëshkuar ne histori. Pse gabojmë historikisht ne këtë pike nuk do te thotë qe te mos rreshtim përpjekjen ta korrigjojmë.

Beteja për Kosovën ne UNESCO qe padyshim nje beteje e dimensionit global. Përballja ishte Kosova versus Serbia, por edhe SHBA versus Rusia. Deshtimi duhet analizuar ne cdo aspekt apo nga cdo aktor te tij.

Diplomacia amerikane jam i sigurte do e beje kete analize. Disa vende aleate historike te saj nuk e mbeshteten ne kete beteje. Kosova duhet ta beje kete analize. Shume vende qe e kane njohur Kosoven si shtet nuk e mbeshteten ne betejen UNESCO.  Shqiperia per cilesine specifike si aktor ne kete beteje duhet ta beje ne menyre akute kete analize.

Ngjarja me shenjuese ,ne gjykimin tim,ishte vota kunder e Palestines. Me pak se nje muaj me pare,qeveria shqiptare autorizoi voten pro flamurit Palestinez ne OKB. Ajo vote ne thelb nuk kishte ndonje peshe te madhe por gjithashtu simbolizonte nje ofensive diplomatike te Rusise kunder SHBA.  Ofensiva synonte e synon dobesimim e rolit lider te SHBA me procesin e negociatave Izrael-Palestine. Pas atij suksesi diplomatik Rus ne OKB filloi fushata ajrore Ruse ne Siri, nje tjeter ofensive pervec diplomatike dhe ushtarake per te ndryshuar ekuilibrat me

Lindje te Mesme.

Ne ate votim ne OKB reagime dhe cudi krijoji vota e Shqiperise ne te kundert te SHBA. Ishte vote e paprecedente. Ishte vote qe shkonte ne te kundert te qendrimit te Shqiperise ne ate ceshtje. Ishte qendrim i ndjekur pa asnje dallim edhe kur ne Tirane qeverisnin te majtet edhe kur qeverisnin te djathet.

Cndodhi ne kete rradhe ? Ne ambientet diplomatike eshte fakt se vota pro flamurit Palestinez ne OKB u lobua fort nga diplomacia ruse. Zera ka se ky lobim rus preku edhe Tiranen zyrtare. Rezultati qe pozitiv. Tirana zyrtare votoi pro strategjise diplomatike Ruse ne OKB. Prove e qarte e kesaj skeme zberthehet sot nga vota per Kosoven ne UNESCO.

Palestina voton kunder Kosoves,pro projektit Serbo-Rus. Ne valen e kritikave kunder votes shqiptare ne OKB..,nen tavoline,eminencat e qeverise e shisnin voten pro Palestines si nje shkembim me voten Palestineze dhe arabe ne teresi pro Kosoves. Votimi i sotem na dha proven se ky qe nje mashtrim ose ne rastin me te mire nje naivitet i eminencave diplomatike te Rilindjes.

Vendet arabe ne teresi votuan kunder Kosoves.

Dukshem ka nje neglizhence ne perfaqesimin diplomatik te Shqiperise ne Lindjen e Mesme. Numri i diplomateve tane dhe cilesia e tyre reduktohet ndjeshem ne ambasadat e vendeve te Lindjes Mesme. Sigurisht ato jane vende jo krejt te rehatshme per turiste diplomatike. Ne ato vende duhet pune,shume pune dhe shume pergatitje profesionale. Ne ato vende bejen pune ekspertet jo militantet.

Thuajse katerfishimi i personelit diplomatike ne ambasadat e Evropes deshmon se nuk eshte ceshtje kapacitetesh financiate nga ana e qeverise.  Por ne Evrope kalohet mire. Turistet diplomatike kane kohe me familjet e tyre te bejne rehat shoping e te kalojne ca vite te qeta. Ekspertiza nuk eshte domosdoshmeri. Linjat politike dhe diplomatike jane te percaktuara,mekanizmi zhvillohet vete.

Ministri Jashtem realizoi nje tur te gjate ne Amerike Latine pak para disa ditesh. Objektivi i shpallur “nen tavoline”.., lobimi per Kosoven.
Minstri ia kaloi mire. Ekzotizmi latin eshte i kendshem. Ministri u kthye i lumtur nga Amerika Latine. Kishte arritur te siguronte fanellen e kombetares se Argjentines dhe Brazilit,te personalizuar.,nje enderr per cdo tifoz.

Krejt vendet e Amerikes Latine votuan kunder Kosoves.

Lajm i mire.,vendet e Ballkanit votuan pro Kosoves. Perjashtim beri Bosnia. Nje nder pikat me delikate dhe te nxehta te Ballkanit.
Por per kete ministria e jashtme shqiptare nuk e vret mendjen. Vetem ajo e di pse ne nje situate kaq te ndezur ne vendin qe po shnderrohet ne epiqendren e krizes ballkanike..,mbylli Ambasaden e Shqiperise ne Bosnie-Hercegovine.

Zerat thone pse nuk donte ambasadorin,dhe duke qene se nuk e hiqnin dot pasi nuk e lejonin rregullat e dekretimit te tij..gjeten rrugen me te thjeshte por dhe me vandale. Mbyllen krejt ambasaden. Shume kush keto mund ti shohe si rastesi te falshme te detyruara nga rethana e pamundesi konkrete. Por keto rastesi po behen shume e kur jane shume nuk jane me rastesi.

Nje fakt eshte i qarte dhe i rende.

Shqiperia ne politiken e jashtme po vuan dilemen e ndryshimit te aksit te saj strategjik. Nga rastesia apo qellimi,koha nuk fal e as konjukturat nderkombetare. Dilema apo ndryshimi i orientimit strategjik po dobeson Shqiperine dhe rrezikon interesat kombetare te shqiptareve.

Share: