Home KRYESORE Pse habitesh qe u dekorua nje ish hetues, pse shokohesh qe u...

Pse habitesh qe u dekorua nje ish hetues, pse shokohesh qe u vlerësuan ish NE-PUNESA TE PALLATIT TE ËNDRRAVE?

Nga Miranda Haxhia

At Zef Pllumi ka nderruar jete, po ashtu edhe shume te tjere qe vuajten birucat dhe burgjet e atij ferri, nuk rrnojne më qe te deftejne per te ligën qe ka pushtuar mendjen e kesaj qeverie.

Nese ka ndonje gje te sinqerte qe ben kjo qeveri eshte pikerisht dekorimi i krimineleve, i vrasesve, i njerezve qe perdoren çdo lloj torture per te zhdukur njerez, familje, fise te tera.

Ti prisje qe te lindte respekti dhe ndjesia e peruljes ndaj ish te perndjekurve nga kjo klase politike qe eshte ne pushtet?

Ata i duan ish te perndjekurit, prifterinjte e pushkatuar, ish te burgosurit, po po, i duan, por kur jane ne zgrip te rrenimit te tyre politik, i duan si dru zjarri qe t’u hedhin benzine siper, siç bene me Lirak Bejkon, apo me Gjergj Ndrecen, sepse ishin ne opozite dhe po u shkonte goja leng per njeçik pushtet; i duan si portrete qe te perballnin urtine e sinqerte te Papës kur vizitoi Tiranen.

Dhe tani, epo mjaft me keto lloj hipokrizish, kjo qeveri ka nevoje te jete njehere ne jete e sinqerte dhe vetvetja.

***

Dekoruan ish hetuesin e At Zef Pllumit;
Dekorohet Vito Kapo,
Rakip Beqaj, zevendes drejtor i sigurimit te shtetit;
Xhafer Peci, drejtor per disa dekada i kufirit, ne te cilin u vrane qindra dhe mijera te nisur per ne boten e lire;

Shyqyri Çoku, drejtues te tjere te larte te policise sekrete, gjykates, prokurore, persekutore, vrases, torturures, perdhunues, internues te qindra e mijera qytetareve te pafajshem shqiptare, intelektuale, klerike, qytetare te thjeshte vetem e vetem per besimin e tyre tek Zoti, liria dhe vlerat e saj universale.

Dekorohen kriminelët…..nga qeveria e Rilindjes….

Nje sqarim i qeverise thote se si veterane te klasit te pare dekorohen automatikisht, njelloj si ora elektronike qe nderrohet ne fund te tetorit ne te gjithe kompjuterat?! Krahasim i rendomte, por keto monstra jane kufoma te nje ligesie e cila kuterbon ne fytyren e kesaj qeverie.

Share: