Home KRYESORE Qeveri qe dhunojne shtetasit e tyre, por nuk mbrojne dot sovranitetin!

Qeveri qe dhunojne shtetasit e tyre, por nuk mbrojne dot sovranitetin!

Nga Dritan Hila

Me demarkacionin me Malin e Zi, Kosova humbet 100 km2, dhe meqenese territori i saj eshte sa 1/3 e Shqiperise, i bie qe eshte njesoj sikur ne te falnim 300 km2.

Ne fakt, Berisha i fali det Greqise, por per fat u ndal ne kohe. Mbetet nje akt tradhetie. Qeveria e Kosoves fal toke per te cilen Mali Zi nuk ka pse te kete pretendime, pasi nga te dy anet e kufirit jane troje historike shqiptare.

E nese Berisha pretendon se u ngaterruan ekspertet, keta te Mustafes çfare mund te thone? Meqenese jemi ne festa kombetare, duhet thene se shume nga krijuesit e Shqiperise ne 1912-en, etja per pushtet i beri te humbisnin llogjiken dhe bashkoheshin me Italine pushtuese ne vitin 1939. Kam frike se i njejti virus ka kapur Thaçin.

Se me shkoi mendja: pse nuk tregohet kaq e vendosur e profesionale policia e Kosoves siç u tregua ne arrestimin e Kurtit, edhe ne hapjen e ures ne Mitrovice?!

Kam deshire te shikoj nje qeveri shqiptare qe eshte po kaq e vendosur ne mbrojtjen e sovranitetit dhe dinjitetit kombetar, sa eshte kur dhunon shtetasit e saj shqiptare.

Shenim: Hila edhe pse me koncepte ektremisht te majta, nuk gabon kur i referohet shtetit te se drejtes!

Share: