Home KRYESORE Ramiqi: Më së pari jam mysliman, pastaj shqiptar…

Ramiqi: Më së pari jam mysliman, pastaj shqiptar…

Historia e mbijetesës shqiptare është dominuar nga besimi ne komb dhe pastaj ne Fe. Sipas shume studiuesish kjo zgjedhje inteligjente duhet te ketë qene një nga faktorët dhe aktoret qe ka bere qe Kombi Shqiptar ti mbijetoje te gjitha synimeve te asimilimit te tij. Te tjerë mendojnë se shqiptaret kane zgjedhur te konvertohen ne fenë islame edhe për te mbijetuar kombëtarisht përderisa fqinjët e tij kane qene te fesë tjetër kristiane kryesisht ortodokse dhe kane dashur gjithmonë ta zhdukin me gjuhe dhe tradite atë e ti okuponin territorin. Islami qe erdhi me turqit nuk rrezikonte asimilim për shkaqe gjeografike dhe te tjera. Nga këto logjika dhe arsye edhe thënia e Pashko Vases, Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria ka mbetur lapidar historik i te gjithëve ne anëtare te Kombit Arbnor!

Ndërsa ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut, Fuad Ramiqi i cili edhe akuzohet se nxit dhe predikon islamin radikal dhe rezulton i ndaluar me akuza te tilla, pavarësisht kësaj historie te argumentuar te historisë se shqiptareve deklaroi se: “Më së pari jam mysliman, pastaj shqiptar” duke shtuar kur është pyetur për heroin legjendar te te gjithë shqiptareve, Skënderbeun, është përgjigjur: “Nëse Skënderbeu është kalores i krishterimit, nuk është heroi im”. Ne fakt, është e vështire te kuptohet se si individë te tille duan tu përgjigjen politikisht zhvillimeve aktuale fetare dhe kur i referohen te shkuarës historike te te gjithë shqiptareve, deshirojnë te bejne vetëm referenca fetare! Nese  thjesht naivitet apo mercenarizëm zotëri Ramiqi, nga Tirana nuk dimë te pergjigjemi, por sigurisht ne Kosove me gjere e kuptojnë me se miri….

Share: