Home KRYESORE Reforma në Drejtësi jo për buzëqeshjen e Brukselit !

Reforma në Drejtësi jo për buzëqeshjen e Brukselit !

Nga Zef Preci

NJE INTERVISTE E ZNJ. KATHLEEN IMHOLZ PER BIRN (Gazetari B. Andoni) QE TE BEN TE MENDOHESH THELLE…

Ligje, paragrafe, perdredhje fjalesh pa fund, perkthime, pershtatje, kopjime, google translation, shartime, arnime, refleksione personale per funksionimin e derisotem te drejtesise, reflektim per komentet e nderkombetareve, reflektim per kritikat e Brukselit, Venecias, Romes, Berlinit, Londres, etj.,

Reflektim ne funksion te zgjatjes se sundim-pushtetit apo enderrim per t’u kthyer sa me shpejt ne pushtet, lote krokodili per popullin qe vuan nga (pa)drejtesia, pronaret qe komunizmi dhe post-komunizmi se-bashku i shnderruan ne “ish”-a te perjetshem ndersa pronat e enderruara jane tjetersuar disa here, qytetare qe shpresojne te marrin sherbime publike ne arsim, shendetesi, rend publik, diplomaci, siguri, ekonomi, etj., e ndoshta ndokush e sheh edhe si “shkopin magjik” qe do t’u jape pergjigje halleve te pafund te qytetareve shqiptare, nje gjenerate e te cileve e harxhoi jeten ne rrugen pa kthim te emigracionit ose ne Shqiperine e “tranzicionit-ure” qe edhe pas cerekshekulli eshte po aq pa shtet sa c’ishte para cerekshekulli… E kjo fjale magjike quhet “Reforma ne Drejtesi”….

Si per ironi te fatit, shqiptaret presin qe kete reforme ta beje nje Kuvend i dominuar nga gangstere politike, turrllilloj prurjesh te biznesit, universiteteve te katundit, droges, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, te zhytur ne konflikt interesi qe po i merr frymen konkurrences, fondeve dhe pasurive te vendit, e po vrapon per te marre peng permes koncesioneve deri ne 99 vjet edhe mundin e djersen e brezave qe do te vijne…

E ne gjithe kete zallamahi parareforme, juristja e njohur Imholz qe prej 1991 ka perjetuar me simpati cfaredo arritjeje juridike dhe institucionale te Shqiperise – atdheut te saj te dyte – veren jo pa keqardhje se kemi harruar NJERIUN si bartes material te progresit ne cdo fushe e forme te tij… Dmth edhe nese nuk ndryshon asnje rregull, ligj a paragraf ne kete vend, drejtesia mund te funksionoje me mire se deri me sot. Kete thote pak a shume edhe znj. Imholz ne intervisten e saj: ne drejtesi nevojiten njerez me integritet dhe profesioniste te zott…

Ju faleminderit, znj. Imholz!

Share: