Home KRYESORE Roland Qafoku promovon historine e 33 kryeministrave.

Roland Qafoku promovon historine e 33 kryeministrave.

Gazetari i mirenjohur i shtypit dhe televizionit promovoi dje ne ambientet e Muzeut Historik librin e tij Historia e 33 kryeminstrave te Shqiperise, nga Ismail Qemali te Edi Rama. Ne promovim moren pjese me dhjetera te ftuar nga anetare qeveria, deputete, juriste, botues mediash e gazetare.

Per rastim gazetari Qafoku shkruan nje falenderim kuptim-plote te cilin po e publikojme per ju te ndrruar lexues te Revistes “Perqasje”:

Të nderuar miq! Mbrëmë në hollin kryesor të muzeut Historik Kombëtar, në një ceremoni speciale u bë prezantimi i librit tim “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama”. U shpreh mirënjohje të gjithë pjesmarrësve në këtë event, miq dhe dashamirës, politikanë, deputetë, gazetarë, analistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile që nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Velaij, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, kryetari i grupit parlamenatr të PS, Gramos Ruçi, përfaqësues të katër komuniteteve fetare, ministrave Milena Harito, Bledi Çuçi, Nasip Naço, Lefter Koka, Edmond Panariti, kryetarit të KLSH Bujar Leskaj, kryetarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni, ish presidentëve Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, deputetë të PS, PD, LSI, PDIU si dhe shumë e shumë personaliteteve të tjerë në fushën e diplomacisë, artit, medias, historisë, sportit e më gjerë që shkon në rreth 400 pjesmarrës. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë dy miqtë e mi, çiftin simpatik Artenisa Ozaj e Olsi Bogo që bënë të mundur realizimin e këti eventi special si dhe presedentit të “Ora News” dhe “Channel One” zotit Ylli Ndroqi për mbështetjen e gjerë si dhe realizimin e trasnmetimit LIVE në Ora News. Një falenderim shkon edhe pë rata që e vleërsuan këtë libër me fjalën e tyre së pari akademikun dhe profesorin e nderuar Artan Fuga, drejtorin e “Ora Neës”, Ylli Rakipin si dhe botuesin e “Onufrit” Bujar Hudhri. Falenderime pa masë nga Roland Qafoku.

Share: