Home KRYESORE Serbia duhet të zgjedhë midis së kaluarës dhe së ardhmes…

Serbia duhet të zgjedhë midis së kaluarës dhe së ardhmes…

Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti, duke ju referuar marrëdhënieve te Serbisë me BE-në thote se ato kërcënohen të dështojnë së paku për një periudhë të caktuar dhe konkretisht lidhur me negociatat e kapitujve 31 dhe 35. Ambasadori
Bashkurti ka shtuar se në kapitullin 31 dështimi mund të vijë nga gjeopolitika ambige ruso-evropiane e Srbise qe nuk po e ndan qartësisht dhe vendosmërisht nëse dëshiron Evropën apo Rusinë. Në kapitullin 35 – thote Bashkurti – dështimi mund të vijë nga Kushtetuta e Serbisë që është pengesa kryesore për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndaj, thotë ambasadori duke ju referuar edhe mesazheve qe vijne nga politika euro-atlantike për këtë argument,  Serbia duhet të zgjedhë midis së kaluarës dhe së ardhmes”…

Share: