Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, por dhe të brishtë e pak gri lidhur mbi situatën e tragjedisë që ndodhi në Paris, midis miqsh, artistësh, profesorësh dhe figurash të shquara të skenës, ekranit, dhe botës së artit, Qendra P.E.N. e Shqipërisë, qendër e PEN International në Tiranë, organizoi sot gjatë mbrëmjes në ambjentet e Piaca Piano Bar, aktivitetin e saj vjetor ku përveç të tjerash shpalli çmimet P.E.N. Albania 2015.
Në këto ditë të trishta për Francën, gjithë botën, por dhe artin”, Entela S. Kasi, Presidente, e Qendrës P.E.N të Shqipërisë në fjalën ceremoniale duke mos i mbajtur dot lotët dhe prekjen lidhur mbi sulmet terroriste të Parisit, pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave që humbën jetën, çeli më pas eventin e përvitshëm.
Ndërsa duke lexuar motivacionin për laureatët e Vitit 2015, Entela Kasi u shpreh se “Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International, duke u bazuar në të drejtën themelore të lirisë së shprehjes si vlerë universale e njerëzimit, si edhe në vlerën e letërsisë të krijuar nga autorët e gjuhës shqipe, të cilët me veprën e tyre kanë përcjellë mesazhe për njerëzimin, pavarsisht vendeve të origjinës dhe shteteve në të cilat jetojnë aktualisht.
“Një borxh që kultura kombëtare dhe brezat ju kanë ju” u shpreh Entela Kaso gjatë dhënies së çmimit të karrierës Mihal Luarasit. Titulli i nderit, PEN Albania ju dha Prof. Xhevat Lloshit. Poetja shqiptare e viti 1015 u shpall Irma Kurti. Përkthyesi i vitit 2015 u shpall Parid Teferiçi.
Me çmimin “Mirënjohje e thellë” u nderua shkrimtarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Lori Amy, me motivacionin për promovimin e vlerave të Lirisë së shprehjes dhe mendimit, për kontributin dhe përkushtimin ndaj kulturës dhe historisë së Shqipërisë në diktaturë dhe tranzicion.
Ndërsa në mbështetje të kontributeve intelektuale të së rinjve, Qendra PEN Shqipërisë, vlerësoi Mikel Zavalanin, për të gjitha përpjekjet e tij në fushën e kulturës. Gjatë mbëmjes P.E.N Alania promovoi Antologjinë e Poezisë shqipe, botim i Qendrës PEN të Kosovës si edhe Librat me poezi të autorëve shqiptarë, përkatësisht Preng Maca dhe Admir Nake.