Home KRYESORE Shqipëria është në prag të përplasjes shoqërore…

Shqipëria është në prag të përplasjes shoqërore…

Nga Spartak Ngjela

Të gjithë ndërkombëtarët janë në emërues të perbashket: s’ka anëtarësim në Bashkimin Europian nëse nuk bëni reformën në drejtësi. Mos hapje e negociatave është humbje e madhe për Shqipërinë. Gjendja ekonomike nuk ka asnjë shpresë. Qeveria është pa para edhe pse me mendjelehtësi mendoi që ti hidhet situatën duke zhvatur kapitalin e vogël dhe të madh që punon pa lodhur në Shqipëri.

Një qeveri pa para quhet e falimentuar. Atëherë pse nuk shpall reformën në drejtësi, që të krijojë mundësinë ekonomike për shqiptarët e varfër dhe pa shpresë? Sepse atë reformë nuk e do korrupsioni. Cilët janë.? Meta kryesori – një hajdut ordiner. Pastaj me radhë shoket: Berisha …dhe me të i gjithë tabori i tij…E te tjerë, e të tjerë.

Gjyqtarë e prokurorë. Të gjithë bashke; i gjithë korrupsioni disponon sot 500 milionë Dollarë. Që iu është kapur si shumë. Kurse shqiptarët po çmenden nga depresioni që i shtyp me pashpresë. “Si s’keni turp”; i tha Zëri i Amerikes Metës. Kujt ia thotë? Ia thotë në fakt popullit shqiptar, i cili është në zgrip të shkatërrimit nga banditet që e qeverisin. Gjithçka tani eshte e qartë. Shqipëria është në prag të përplasjes shoqërore. ..

Share: