Home KRYESORE Si zgjidhet kriza e TVSH?

Si zgjidhet kriza e TVSH?

Nga Alfred Peza

Nderkohe qe Parlamenti te enjten po i hapte rrugen realizimit te projektit te dixhitalizimit te TVSH, Keshilli Drejtues i ketij institucioni, deshtoi per te treten here radhazi qe te zgjidhte drejtorin e ri te pergjithshem. Sipas ligjit per mediat audiovizive ne Republiken e Shqiperise, i cili po aplikohet per here te pare qe nga miratimi ne 2013, zgjedhja e drejtorit te pergjithshem te TVSH kerkon shumicen e cilesuar te votave te anetareve te Keshillit. Qe do te thote se nga 10 anetare dhe kryetari i keshillit, nje prej 20 kandidaturave te paraqitura, duhet te mare 2/3 ose te pakten 7 vota. Posti i kreut te RTSH eshte vakant prej nje viti, pasi ish drejtori Petrit Beci dha doreheqjen per aresye shendetesore.

Ne tri votimet e para, dy prej kandidaturave kane mare secili dy here nga 5 vota dhe ne nje rast, 6 vota. Ndersa nje kandidature e trete, ka mare vetem 1 vote ne nje rast. Ajo qe ka levizur ne te tria rastet, ka qene vota e njerit prej anetareve te Keshillit Drejtues te TVSH i cili u zgjodh nga Parlamenti me mbeshtetjen e LSI. Ne te tria rastet, votat e anetareve dhe kryetarit te zgjedhur nga Parlamenti me mbeshtetjen e PS ose PD nuk kane levizur. Ato jane dhene bllok vetem per njerin ose tjetrin kandidat.

Ligji 97/2013 per mediat audiovizive eshte miratuar me konsensusin e plote te mazhorances dhe opozites se asaj kohe, me asistencen e nderkombetareve. Me qellimin e mire qe per nje ceshtje kaq shume te ndjeshme per demokracine si media dhe aq shume te rendesishme per qytetaret e republikes si pronaret e vertete te operatorit te vetem publik ne Shqiperi (TVSH) vendimet te meren me kosensues. Persa i perket Parlamentit, ky konsensus kerkohej edhe ne rastin e zgjedhjes se anetareve te Keshillit Drejtues dhe kryetarit te tij. Sic ka qene publike, ky proces zgjati gati 18 muaj, per shkak te mungeses se vullnetit te perfaqesuesve te opozites ne Komisionin Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik per tu bere pjese e zgjidhjes konsensuale. Mungesa e fryme se bashkepunimit dhe filozofia e bllokimit, duket se eshte percjelle nga opozita, edhe tek te zgjedhurit me mbeshtetjen e saj, si anetare ne Keshillin e ri Drejtues te TVSH.

Ligji per mediat audiovizive, eshte pothuajse i vetmi ligj qe nuk mund te gjeje dot zbatim pa konsensuesin e plote, pa dashjen dhe dakordesine e mazhorances dhe opozites. Si nje mundesi, per te perafruar nepermjet ligjit te dyja palet politike ne Shqiperi, ne menyre qe te kapercejne interesat e ngushta partiake dhe humoret e politikes se dites, ne te mire te gjetjes se zgjidhjeve konsensuale, per interesin madhor te qytetareve shqiptare. E misheruar kjo, ne vendimarrjet e rendesishme per radio televizionin e vetem ku pronar duhet te jete edhe de facto, publiku shqiptar. Bllokimi per tri vjet me radhe i procesit te zgjedhjes se anetareve dhe kryetarit te Keshillit te ri Drejtues te TVSH dhe tashme mungesa e vullnetit dhe deshires per zgjedhjen me konsensus te Drejtorit te ri te Pergjithshem te TVSH tregon se klasa politike shqiptare, edhe pas cerek shekulli nga rrezimi i Murit te Berlinit, nuk eshte ende gati qe te gjeje, jape ose ofroje zgjidhje konsensuale mes paleve. Kuptohet per rastet ku interesi publik prevalon mbi cdo interes tjeter politik apo partiak.

Ne kushtet kur TVSH eshte i vetmi operator publik raioteleviziv ne Europe qe nuk e ka realizuar kalimin e transmetimeve nga analoge ne numerike (dixhitale).

Ne emergjencen qe TVSH ka per zgjidhjen e krizes se drejtimit ne te cilin ndodhet institucioni.

Ne nevojen ekstreme qe publiku shqiptar ka per te mare nga TVSH , programe dhe produkte te tjera radiotelevizive me cilesi, profesionalizem dhe pa pagese; gjykoj se mazhoranca ne perfunim te gjysmes se mandatit te saj te pare qeverises, eshte ne limitet e fundit kohore per ti dhene zgjidhje krizes se drejtimit dhe menaxhimit te TVSH. Kjo mazhorance eshte votuar nga shqiptaret per te bere reforma dhe jo per tu mare peng nga opozita, qofte kjo edhe nepermjet ligjeve konsensuale apo bordeve qe operojne me rregulla konsensuale. Kjo mazhorance ka treguar me shembuj e prova konkrete qe di ti realizoje te gjitha sfidat qe ka mare persiper, qofte edhe me koston e rriskut te pushtetit te saj, per te bere reforma te thella te shtet formimit modern.

Ndaj, nese Keshilli Drejtues i RTSH nuk do arrije as heren e katert qe te prodhoje konsensusin e nevojshem per zgjedhjen e drejtorit te ri te Pergjithshem te ketij institucioni, (ligji aktual nuk percakton asnje kufi limit votimesh, duke lene hapur deren per prodhimin e nje krize te re ne drejtimin e institucionit) do ti propozoj Parlamentit, sebashku me nje grup kolegesh deputete te PS ndryshimin e ligjit per mediat audiovizive. Duke futur ne proceduren e zgjedhjes se drejtorit te ri te TVSH, proceduren qe ndiqet ne rastin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Sipas se ciles, nese ne tri heret e para deshton zgjedhja e drejtorit te ri te pergjithshem te TVSH me 2/3 e votave, ne votimin e 4 dhe te 5 zgjedhja te behet me shumicen e thjeshte te votave te Keshillit. Nese edhe pas kesaj drejtori nuk zgjidhet, atehere Keshilli shperndahet.

Kjo sepse drejtori i TVSH, nuk mund te jete nje person me i rendesishem se Presidenti i Republikies. Dhe Keshilli drejtues, nuk mund te jete me i rendesishem se vete Parlamenti qe e ka zgjedhur. Ligji aktual eshte konsensual dhe detyron zgjedhjen e nje drejtori konsensual te TVSH ne kushtet kur konsensusi eshte qellimi, fryma dhe zgjidhja. Por jo ne kushtet kur konsensusit, tentohet te shfrytezohet si shtegu qe te con tek instalimi i diktatures bllokuese te minorances. Ndaj amendimi qe do i propozohet Parlamentit per zgjedhjen e drejtorit te ri te pergjithshem te tvsh, nuk mund te behet me keshillin aktual, i cili rezultoi i paefektshem per te gjetur konsensusin e aq shume deshiruar nga ligji dhe nga pronari i vertete i TVSH, publiku shqiptar.

Share: