Home KRYESORE Solidare? Si te krishtere e myslimane do te arrijmë te kemi paqen!

Solidare? Si te krishtere e myslimane do te arrijmë te kemi paqen!

Nga Dom. Gjergj Meta

Pavaresisht te gjitha opinioneve qe qarkullojne si shprehje e lirise se mendimit dhe opinionit, sot pata detyre, qe me vjen nga nje bindje e thelle, t’u them besimtareve katolike te famullise time ne Durres, qe vetem duke shtrenguar rradhet ne bashkepunim te ngushte me njeri-tjetrin, si te krishtere e myslimane do te arrijme te kemi paqen. Pa kete bashkepunim nuk mund te kete paqe. Urretja dhe stigmatizimi çojne drejt ndertimit te mureve e drejt nje shoqerie njerezore te pajetueshme.

Ne kete vend tonin te krishtere e myslimane jetojne ne nje lagje, frekuentojne te njejtat shkolla, spitale, dyqane. Jemi komshinj e shoke te nje jete, kemi marre e kemi dhene me njeri-tjetrin, jemi kumari flokesh e probatin gjaku.

Terrorizmi nuk ka fe, ngjyre e as atdhe. Ai vjen prej djallit per ata qe besojne apo prej etjes per sundim per te tjeret. Kudo qe te ndodhe eshte nje zvetenim i natyres njerezore, ne Paris, Bejrut apo ngado.

Dhuna ne emer te Zotit eshte nje sharje e fyrje per Hyjin – tha sot Papa Françesku!

Share: