Home KRYESORE Solidariteti ynë me Francën…

Solidariteti ynë me Francën…

Nga Erion Kristo

Diten e premte ndodhi nje ngjarje e rende ne Paris, ku terrorizmi vrau plot njerez te pafajshem. Gjithe bota e qyteteruar u trondit. Ndaj nje grup qytetaresh shqiptare, ata pak qytetare qe e shfaqin perhere veten si te tille, bene homazhe me kete rast te Kambana e Paqes ne Tirane. Homazhet nuk u bene per servilizem, sic thoshin shume njerez neper rrjetet sociale, por per solidaritet lidhur me humbjet e jeteve njerezore dhe per luften kunder terrorizmit, ku Shqiperia eshte renditur si partner i NATO-s. Shume shqiptare shprehen ngushellimet e tyre per kombin francez dhe mospranimin e terrorit. Aq me teper qe pati kercenime per akte terrori edhe ne vendin tone. Gjithashtu, shume njerez ne rrjetet sociale vendosen ngjyrat e flamurit francez ne profilet e tyre. Kjo u prit keq nga shume te tjere, qe ishin krejt kunder homazheve dhe ngushellimeve, per shkak se kerkojne nga te tjeret qe te bejne te njejten gje per sirianet, kurdet, palestinezet, etj. Jam krejt i cuditur qe shume njerez te reagonin kunder, madje te shkonin deri aty sa te fajesonin vete francezet per ngjarjen. Nje ndjenje e papranueshme urrejtjeje u shfaq keto dite ne rrjetet sociale dhe kjo me shtyn te mendoj se autoritetet dhe elitat shqiptare duhet te jene te kujdesshme ne trajtimin e situatave te ngjashme.

Une mendoj se njerezit e vendosen flamurin francez se pari per ngushellime, sic ndodh shpesh ne raste te tilla, dhe se dyti per shkak se ishte nje opsion qe u ofrua nga fejsbuku. Ngjarja e rende shkaktoi ne te njejten kohe edhe shume frike te njerezit tane, se ne e dime qe ketu eshte me e lehte te besh akte te tilla. Ndaj reagimi eshte krejt i perligjur. Nga ana tjeter, askush nuk e ka mohuar dhembjen dhe reagimin per femijet siriane, apo per emigrantet siriane, apo per ngjarje te renda kudo ne bote. Natyrisht, qe jo per cdo ngjarje duhet te reagojme, se perndryshe do ta kalonim gjithe vitin ne zi. Po nuk e kuptoj se cfare i pengon gjithe keta njerez solidare me kombe te caktuara, qe te shprehin indinjaten e tyre ndaj fuqive te medha dhe ngushellimet e tyre per jetet e humbura neper luftra kudo ne bote? E bukura eshte se reagimi i tyre shfaqet perballe reagimit tone, nderkohe qe askush si pengon te bejne vetiu ate qe mendojne se eshte e drejte. Megjithate, disa ndjenja ekstreme jane shfaqur fare haptazi keto dite.

Atehere duhet t’u kujtoj ketyre njerezve se po te mos ishin disa vende si puna e Frances, vendin tone do ta shkrinin fare si te ishte gjalpe ne diell. Kontributet e francezeve ne vendin tone dhe ne clirimin e Kosoves jane te pamohueshme. Franca ishte nje aleate e madhe e Shqiperise ne kapercimin e diktatures komuniste, ne proceset demokratike, ngjarjet e ’97 dhe integrimin evropian. Ne te njejten kohe pjesemarrese ne koalicionin e madh per clirimin e Kosoves. Nuk po permend mijera studente te shkolluar ne France dhe mijera shqiptare qe jetojne aty. Por Franca eshte dhe djepi i qyteterimit perendimor. Marsejeza e kenduar nga trupi diplomatik francez ne ngushellimet te Piramida, diten e shtune, eshte nje kenge e perbotshme, pervecse himni i tyre. Jam i detyruar t’u kujtoj njerezve se drejtimi i Shqiperise, si vend partner i Frances, eshte BE. Dhe BE eshte Franca gjithashtu. Pra, ne deshirojme te integrohemi ne Evrope, jo ne Lindjen e Mesme. Edhe pse nuk ndaloj askend te deshiroje ate qe me shume vlereson, perseri mendoj se drejtimi evropian duhet te jete busulla jone e vetme. Simpatite e tjera jane rastesore.

Thene kjo, qe eshte thelbesore, asgje nuk na pengon te mos jemi dakord me shume politika franceze, po duhet ta dime edhe sa e kemi hapin. Ne nuk mund te bejme politika globale. Mos e quani veten se mund t’i jepni drejtim botes. Shqiperia duhet te pajtohet me politikat globale, se kaq eshte fuqia jone. Te tjerat jane gjepura. Ka plot gjera qe nuk me pelqejne ne kete bote, po une dhe koleget e mi, rezervohemi te japim mend per boten. Kurse ngushellimet jane nje akt njerezor, qe nuk pengojne askend te beje nje gje te ngjashme per avionin rus, per anijet siriane, dhe per kedo qe mendon se eshte e drejte per te bere te tilla. Po nga pervoja ime shumevjecare ne punet publike dhe angazhim qytetar, kam vene re se jane shume pak ata qe reagojne kur gjemat u ndodhin shqiptareve. E pra, meqe na akuzoni se po harxhohemi me francezet, ku jeni ju kur ndodhin ngjarje te renda me shqiptaret? Sepse ju kemi pare qe nuk jeni bere pjese. Mua nuk me akuzoni dot as per servilizem, as per teprim, as per neglizhence. Une ju akuzoj ju, qe nuk jeni ne gjendje te mbroni idealet tuaja. Sepse une e kam bere dhe do ta bej gjithmone, me ato forma demokratike qe njeh shoqeria moderne.

Jam trembur pak nga gjithe kjo vale komunikimi ku shpesh shihej dhe nje lloj gezimi per ngjarjen. Dhe ku devijohet tema e sotme per hater te temave te tjera. Prandaj nje shoqeri eshte demokratike, qe gjithkush te beje ate qe mendon se eshte e drejte. Po ja qe pala kundershtuese nuk e ben, po thjesht kerkon llogari nga ata qe e bejne.

Nga ata pak qytetare qe ishin per homazhe, Shqiperia u rendit ne listen e vendeve qe reaguan me qytetari. Ka dhe lista te tjera ku Shqiperia renditet ne vende qe nuk jane ato qe po kerkojme. Ndoshta ka plot shqiptare qe i duan dhe reagimet e djeshme e tregonin paksa. Po pakenaqesite tona ndaj evropianeve nuk duhet te na bejne te nderrojme drejtim. Drejtimi eshte i duhuri. Mirepres cfaredolloj komunikimi qytetar, po nese nuk flisni dot si qytetare, mund edhe te mos komunikoni. Nuk eshte domosdoshmeri komunikimi me mua dhe mendimet e mia,

Share: