Home KRYESORE Stilografin e pare e bleva ne moshe “te shtyre” – 21 vjec…

Stilografin e pare e bleva ne moshe “te shtyre” – 21 vjec…

Nga Monika Spahivogli

Botova me ne fund nje cikel poezish tek DRITA-gazeta me e rendesishme kulturore e asaj kohe (vetem 3 poezi, kryesisht me teme nga fshati).
U thye mallkimi politik!!

Ishte viti ’85.
Ishte nje stilograf prej “floriri” dhe nje rezervuar qe shtypej per te thithur bojen) por, me maje te prishur te cilin nuk e perdora dot kurre. Akoma e kam ne sirtar (eshte simbol).

Bojrat e para (aquarel) i bleva ne moshe “te shtyre”…29 vjec por, nuk i preka dot me dore se ishin kthyer ne objekt Kulti.

Pikturen e pare te vertete me ngjyra e bera ne moshe shuuuuuume te shtyre: 45 vjec (por, nuk ja tregova njeriu per disa vite se me dukej e shemtuar).

Tani qe jam fringo e re (dmth 51 per 52), blej slilografe, stlolapsa, bej piktura dhe i tregoj sikur cfare kam bere (megjithese jane ashtu…), shkruaj sikur cfare po shkruaj dhe ju me lavderoni (ndonje edhe me flet per borxhe e biznes po nejse)….

O goca…punoni me vetvleresimin kur jeni ne moshen “e shtyre” 21, 31 apo 41 vjec se jeni si yje!!!! Me vone, vetevlersimi vjen vetvetiu (dhe mire ben) por, keni humbur nja dy vite nderkohe 😀

Share: