Home I pakategorizuar Tahiri dhe Noka shkëmbejnë fyerje ne Komision…

Tahiri dhe Noka shkëmbejnë fyerje ne Komision…

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe paraardhësi i tij Flamur Noka në qeverinë “Berisha” janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin deri në ofendime ne komisionin parlamentar per sigurine kombetare.  Ministri Tahiri ishte për të raportuar në lidhje me ligjin mbi etikën në Policinë e Shtetit, por ndërsa ministri fliste për ndryshimet e nevojshme që duhet bere dhe gjendjen ku kjo qeveri e gjeti policinë e Shtetit, deputeti demokrat Noka ka ndërhyrë duke i cilësuar gënjeshtra e deri aty sa e quajti ministrin “debil dhe mashtrues”. Tonet e larta dhe jo etike, kanë bërë që kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho të ndërpresë mbledhjen për disa çaste, ndërsa ka rinisur më tej pa praninë e Partisë Demokratike.

Share: