Home KRYESORE Të parët në renditje për “Qytetar-fshatarët dixhital”

Të parët në renditje për “Qytetar-fshatarët dixhital”

Nga Luan Kurti

Kalispera pedhja! Shqipëria ja futi Italisë e Zvicrës në renditje për përdorimin e internetit, siç ja ka futur edhe për drogën. Suksesi vjen pas asaj të kombëtares së futbollit. Kur vjen e mira hapi derën së keqes! Berisha duke injoruar SHISH-in dhe shërbimet e tjera shtetërore e merr informacionin live nga qytetar-fshatari dixhital! Edhe politikanët italianë qenkan me diploma Kristali. Shqipëria ka eksportuar arsim tek fqinjët dhe ka importuar Riformaton. Flitet se midis dy parlamenteve së shpejti do ketë binjakëzim! Spartak Braho referuar Ataturkut ka thënë se kur një i dehur tapë drejtoi Turqinë për 20 vjet janë të gjitha shancet, që nga një parlament ku gjysma janë të droguar dhe gjysma të çmendur të krijohet një psikiatrik për së mbari! Vazhdon gara e fortë në FRPD midis Salianjit të Çilit dhe Këlliçit të Bashës.. Këlliçi ja ka futur deri tani Salianjit, por Çili ja ka futur Bashës! Gjithsesi qesh mirë kush qesh i fundit! Dhe meqë jemi tek fundi…, mafia italiane ka kërcënuar ISIS-in. Tani më duket se shpëtuam nga bombat dhe tritoli!… Jasu qirie palikari!

Share: