Home KRYESORE Tension midis Moskes dhe Ankarase…

Tension midis Moskes dhe Ankarase…

Duket se mes Moskës dhe Ankarasë tensioni është në maksimum e mundshem. Pas rrëzimit të avionit rus ditën e djeshme nga ushtria turke, Vladimir Putin ka nisur të tregojë muskujt. Mediat bejne me dije se sistemi i mbrojtjes anti-raketore S-400 do të transportohet në bazën ushtarake ruse të Khmeimim, në Lataki. Në brigjet e Latakias do të ankorohet edhe raketahedhësja “Moska”, me qëllim për të shkatërruar çdo objektiv që paraqet rrezik per interesat gjeopolitike te Rusise… Duhet pritur cili do te jete vendimi i NATO-s dhe vecanerisht Turqise cili do te jete…

Duket se incidenti i djeshëm me avionin rus, mund të ketë pasoja për Turqinë. Yusuf Kanli shkruan për gazetën turke Hurriyet, se janë të shumta arsyet që duhet ta bindin Ankaranë që të ndryshojë qëndrim dhe të mos përshkallëzojë situatën, ashtu siç u shpreh edhe presidenti amerikan, Barack Obama. “rrëzimi i avionit rus, me gjasë do t’i provojë Turqisë, kam frikë me disa dhimbje, se nuk mund t’iu imponohet të gjithëve, sidomos kur opinion i saj nuk përputhet me ligjet ndërkombëtare”, shkruan ai për Hurrijet.

Ndërkohe zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se zoti Erdogan dhe presidenti amerikan, Barack Obama, janë pajtuar për nevojën e uljes së tensioneve, pasi aeroplanët luftarakë të Turqisë e kanë rrëzuar dje një aeroplan luftarak rus për të cilin Ankaraja thotë se e kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Këtë diskutim të dy presidentët e kanë zhvilluar mbrëmë vonë nëpërmjet telefonit, ndërsa zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e mbështesin të drejtën e Turqisë për mbrojtjen e “sovranitetit” të saj!

Share: