Sipas politologut Afrim Krasniqi 13 nëntori ndodhi dhe bota nuk është me e njëjtë me 12 nëntorin. Shqiptarët duhet ta kuptojnë këtë – sipas Krasniqit – sidomos ata që marrin vendime në emër të tyre, pra politika. “Nuk mjaftojnë shënimet solidarizuese në rrjetet sociale, keqardhjet, qirinjtë e ndezur dhe as tonet kritike të një pakice përballë tyre. Duhet mendim, duket reflektim, duhet vizion, duhet strategji, duhet ndryshim, duhet aftësi e kurajë për të bërë gjithçka kemi në dorë që Shqipëria të dalë nga harta e vendeve hibride në identitet e standarde, për tu bërë ashtu siç shumica absolute dëshiron, pjesë e parimeve shekullore të lirisë, barazisë, vëllazërisë” – thote politologu Krasniqi sespe sipas tij te gjitha aktet terroriste janë kundër atyre cilesuar me lart, – janë e mbeten parime të pazëvendësueshme, jetike, inspiruese dhe fituese ndaj çdo fenomeni negativ e të përkohshëm historik, përfshirë atë të terrorizmit fanatik, radikal e brutal.”
PS: artikullinn e plote ne IKUB.al