Në takimin vjetor të ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore në Berlin ka patur një indicet në mes ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Gazeta elektronike “Tanjug” ka shkruar se, Thaçi shkëmbeu replika me Daçicin për shkak të vendimit nga UNESCO për mos-anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Hashim Thaçi, së bashku me Dimitri Bushatin sulmuan Serbinë për sjellje dhe fushatë agresive ne lidhje me betejen per anetaresim te Kosoves ne  UNESCO. E më pas ka reaguar edhe ministri Daçic, shkruan gazeta e Beogradit. “Unë reagova, sepse mendoj se Kosova duhet së pari të vendosë nëse do të respektojë marrëveshjet e Bruskeslit dhe çfarë kemi arritur atje, sepse pezullimi nuk është një opsion” tha Dacic.