Home KRYESORE Thuaji të gjitha Fevzi!

Thuaji të gjitha Fevzi!

Nga Endira Bushati

Thuhet zakonisht se media është pushtet i katërt, por në të vërtetë, tek ne, media i nëpërkëmb pushtetet e tjera, shpeshherë është i pari i pushteteve. Ka pronarë mediash që vetëquhen zëvendëskryeministra, që rekomandojnë dhe katapultojnë ministra e deputetë, anëtarë të Gjykatës së Lartë, drejtues institucionesh qendrore etj. Të njëjtët analistë me pagesë, që lëvizin nga një studio në tjetrën, ku fabrikohen personazhe pa asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarin dhe votuesit, marrin pjesë në të njëjtat programe apo show politike, që pretendojnë të sjellin shiun dhe breshrin në Shqipëri. Duket sikur politika duhet patjetër të testohet nëpër studiot televizive, te pronarët që e dinë veten më me pushtet se gjysma e Qeverisë dhe Parlamentit dhe përcaktojnë edhe emërimet e ç’emërimet në administratë… Por këtu nuk duhet të harrojmë edhe anën tjetër të medaljes: Shumica e gazetarëve punojnë në të zezë dhe janë po këta pronarë mediash që nuk u garantojnë asnjë siguri për punën, shëndetin dhe karrierën e tyre profesionale.

Thuaji të gjitha Fevzi!

Si Digitalbi ku Sandri është aksioner do të marrë 4 rrjete, se ndryshe falimenton….

Si Digitalbi që përdor në kundërshtim me ligjin dhe çdo afat frekuencat e okupuara ilegalisht tash 10 vjet, nuk po lejon të zhvillohet tenderi për licensimin e telefonisë mobile për 4 G, nga e cili Qeveria mund të arkëtonte miliona euro….

Si, emisione të caktuara vendosin gjoba…..

Si bëhen kronika me 3 mijë euro për të promovuar “punën” e ndokujt…..

Leje ndërtimi, privatizime, koncesione….etj etj etj.

Se që ca Lagunarë miliarderë nuk paguakan shumën vjetore për administrimin e përbashkët……nuk i shqetëson shumë shqiptarët…..

Share: