Nga Lis Bukuroca
U lindëm duke qarë.
U rritëm duke qarë dhe ikur nga nga barbaria serbe.
Do të vdesim duke qeshur e qarë nga politikanët shqiptarë
Konstatim: Viti 2015, Kosova nuk ka fuqi intelektuale të lind një parti të re. Kosova nuk ka më kaçik të nxjerrë në botë një idealist. Kosova mendërisht është kosumuar.
Ata që kanë ditur, për t’ i ikur varfërisë, janë bërë zvarranikë dhe shnëdrruar në zëzmadhues të injorancës. Ata pak që dinë, kënaqen duke sharë nëpër gazeta. Sharja mirëpo është vetëm diagnostifikim për maskarenjtë, ajo nuk ndryshon kurrë gjendjen, madje edhe flet për mungesë guximi dhe mungesë mençurie.
Mediokritetet me pushtet plot lezet dëgjojnë sharjet, shikojnë gurët, vezët, lotsjellësit, sepse aty vërehet se pos kujës, agresivitetit, populli ka ngelur pa fuqi mendore, pa prijëse, që mund të rrezikojë pushtetin e tyre.
Dhuna është vetëm një argument më shumë se kemi mbetur duduk dhe nuk kemi aftësi mendore për të rrëzuar një shtresë tarafësh profesional.
Për t’u çliruar nga serbet, kërkuam mbështetjen e Perëndimit. Për praninë e masakrenjëve në pushtet, akuzojmë Perëndimin, edhe pse ne ata i votojmë dhe ua hedhim para këmbëve. Kur të kuptojmë peshën e fajeve tona, do të nisim të zgjidhim problemin.
Perëndimi nuk mund të na bombardojë apo përjashtojë politikanët që ne i votojmë. Perëndimi respekton vullnetin tonë dhe maskarenjtë tanë, sepse ne vet jemi të tillë.