Home KRYESORE VETËVENDOSJE nga Tirana ftese për protesta ne Prishtine!

VETËVENDOSJE nga Tirana ftese për protesta ne Prishtine!

Sipas nje njoftime te Lëvizja VETËVENDOSJE dhe mbështetësit saj në Tiranë Republika e Kosovës është çështje e të gjithë shqiptarëve ndaj nëpërmjet një konference për shtyp ata ftojnë çdo njërin në manifestimin e Opozitës së Bashkuar më datë 28 Nëntor 2015 ne Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00. Nëpërmjet një komunikate për shtyp ata thonë:

“Në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Ditën e Pavarësisë, ne nuk do të festojmë thjesht, do të manifestojmë. Më së pari, do të manifestojmë
projektin e pavarësisë së shpallur nga Ismail Qemali dhe patriotët e këtij vendi në Vlorë, projektin e shtetit shqiptar. Së dyti, do të
manifestojmë kundër dhunës që po i bëhet Republikës së Kosovës nga Qeveria e saj. Manifesti i një populli kërkon të shpallë se populli nuk
është as neutral dhe as indiferent ndaj qëllimësisë shqiptare që u shpall ”“ e themi mirë u shpall ”“ qëllimësisë për mëvetësi dhe për
ndërtim shteti.

Popujt që bëjnë shtet futen në histori. Populli që thërrasim në këtë manifestim është populli që prej 103 vjetësh për shtet-ndërtim, për
Republikë mbarëshqiptare. Kësaj radhe përqendrimi i organizimit të kujtimit dhe të gjallimit të Ditës së Pavarësisë i takon Prishtinës. Aty
është më në rrezik rezultati shqiptar për shtet. Ne vlerësojmë se Qeveria e Kosovës po punon kundër projektit që shpallte Ismail Qemali.
Ismail Qemali dhe patriotë të ardhur nga tërë trojet shqiptare deklaronin bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm. Në një masë të
madhe trojet shqiptare ishin të pushtuara, por shqiptarët patën vullnetin për të deklaruar njësinë e tokave shqiptare nën një flamur,
nën flamurin kuq e zi. Sot, kur disa mbërritje në kuptimin shtetëror shqiptarët i zotërojnë, sot kur ata duhet ta cilësojnë dhe përcaktojnë
më fort e më saktë politikisht dhe shtetin e tyre në rajon, ata gjenden para cinizmit të qeverisë dhe dëmtimit të Republikës së Kosovës.
Republika e Kosovës është çështje e të gjithë shqiptarëve. Ismail Qemali dhe tërë patriotët që kishin punuar për një shekull në vazhdimësi
shpallnin pavarësinë mbi trojet e pushtuara. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi dhurojnë troje shqiptare. Kjo është arsyeja pse qendra e
deklarimit, e gjallimit të projektit të shtetit kombëtar duhet të zhvendoset në Prishtinë.

Në konferencë paraqitën ftesën dhe qëllimin e Manifestimit për Republikën e kundër marrëveshjeve të 25 e 26 gushtit të Qeverisë së
Kosovës me Serbinë e Malin e ZI si dhe treguan për çështjet e organizimit nga Tirana, anëtari i Kryesisë prof.Elvis Hoxha dhe anëtari
i Këshillit të përgjithshëm, prof. Hysamedin Feraj. Në këtë konferencë morën pjesë mbështetës e përkrahës të lëvizjes në Tiranë.”

 

Share: