Në Tiranë janë mbi shtatë xhami që janë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Nënkryetari i KMSH-së, Ali Zaimi deklaroi se këto xhami janë kryesisht në rrethina dhe se ato janë të pavarura financiarisht nga institucioni qendror i Komunitetit Musliman. Sipas tij, ka tendenca për rekrutimin e besimtarëve për t’i dërguar në Siri. “KMSH është institucion i pavarur nga shteti, ka bashkëpunim me shtetin por duhen pasur parasysh edhe mundësitë tona të kufizuara sidomos financiare që nuk na lejojnë të mbulojmë të gjithë vendin me punonjës, të kemi dhe aq mundësi kontrolli.” – tha Zaimi per Report Tv dhe tashme këtë lajm po e emetojnë te gjitha agjencitë e lajmeve e për shkak te situatës pas masakrës se Parisit. Por, Komuniteti Musliman me zërin e titullarëve te ndryshëm te tij e ka bere me dije prej vitesh qe ne Shqipëri ka Xhami te cilat nuk janë nen juridiksionin e këtij Komuniteti dhe askush nuk ka reaguar! urojme qe reagimi i tanishëm te jete racional!