Levizja ShqipOn përfundoi ciklin 3 javor te seminareve me teme “Pse po zbrazet Shqipëria”? Studentë e aktivistë shqipON patën kënaqësinë në përfundim, të bënin një dialog miqësor me ambasadorin e Gjermanisë, Hoffman mbi tema si : Arsyet e vazhdimit të emigrimit të shqiptarëve ende pas 25 viteve; Domosdoshmërinë e ndërtimit të një projekti funksional për Shqipërinë ku qytetarët të jenë më aktivë dhe pjesëmarrës në politikat publike; Eksperiencën pozitive të Gjermanisë pas bashkimit duke bërë të mundur që gjermanët e Gjermanisë lindore të riktheheshin dhe të ndërtonin qytetet dhe vendet e tyre; Ndërgjegjësimin për potencialet e mëdha të Shqipërisë për zhvillim dhe inkurajimit të të rinjve shqiptarë që njësoj si ata evropianë të mos pranojnë realitetin por të përpiqen ta ndryshojnë atë në një perspektivë të re.
Organizuesit e takimeve dhe drejtues te ShqipOn ne fund deklaruan se po te organizohemi së bashku mund ta bjme një Shqipëri normale!