Home KRYESORE 8 Dhjetori, Rajoni dhe Korrupsioni.

8 Dhjetori, Rajoni dhe Korrupsioni.

Nga Tritan Shehu

Pak dite me pare nje rruge te Shkupit ju vendos emri i simbolit te Levizjes se Dhjetorit, Azem Hajdarit. Duke marre pjese ne ate ceremoni shume mire te organizuar aty, natyrshem me erdhen mjaft mendime per ato dite te stuhishme ne Tirane, per gjendjen ne vendin tone ne terresi atehere.. Me tej po kujtoja ate qe dhe Rajoni yne ne ate periudhe vazhdonte te perjetonte sistemin komunist. Ngrehina artificiale e Jugosllavise ishte akoma ne “kembe”, rregjimi i saj milloshevician kontrollonte hapesiren dermuese te Europes Juglindore, duke mos transmetuar asnje mesazh ndryshimesh e shprese, perkundrazi!

Dhe pikerisht ne ate muaj te ftohte, te erret per Rajonin tone, ne Tirane ne qytetin e Studenteve shpertheu ate nate ajo levizje e madhe e Dhjetorit, qe per pak dite do sillte pluralizmin shqiptar, do te kurrorezohej me lindjen e Partise Demokratike, si mekanizmin thelbesor te lindur nga ajo levizje, qe me tej do ta conte vendin drejt hapjes, demokracise, ekonomise se tregut, lirise ne terresi. Une jam i bindur se ne ato dite te jashtezakoneshme asnje nga ne qe u beme pjese e atyre proceseve nuk arriti te perceptoje se ne realitet ajo cfare qe po ndodhte te ne, i parapriu jo vetem ndryshimeve te medha demokratike shqiptare, por edhe atyre Rajonale. Dikush mund te pyese, sa dhe si ajo influencoi ne ato hapa te metejshme, qe pasuan rrenien e komunizmit jugosllav, lirite e atyre popujve nga rregjimi milloshevician, krijimin e nje Ballkani Perendimor te lire dhe me aspirata te qarta europiane e euoatlantike? Kete une sot e kam te veshtire ta percaktoje. Ndoshta kjo do te kete nevoje per shume diskutime, fakte e dokumenta te asaj kohe, pune historianesh etj, por nje gje eshte e qarte, thirjet “E duam Shqiperine si e gjithe Europa”, te artikuluara qartesisht e me forte se kudo ne Rajon ato dite nga Qyteti i Studenteve, e kane pasur nje efekt shume me te gjere se shqiptar. Ashtu si pa dyshim hapat e metejshme te Shqiperise demokratike drejt mareveshjeve me BE, shpreja e vullnetit tone per te qene pjese e NATO-s qe ne ato dite, hyrja e Shqiperise me 92-shin ne partneritetin per paqe, i paraprine edhe me tej zhvillimeve te Rajonit drejt Perendimit. Vendi yne filloi te luaje nje rol paresor per stabilitetin e Europes Jug Lindore. Dhe kjo eshte e verteta, per te cilen ne kemi meritat tone te medha.

Ne fakt keto mendime me erdhen ne radhe te pare kur po perpiqesha te kapja fillin e ideve qe po seleksionoja per te tranzmetuar gjate pershendetjes sime ne ate ceremoni, ne Lagjen e bukur te Carshise ne Shkup, lagje ne te cilen tashme shkruhet edhe emri i Azemit. Pra qartesisht ai vendim per vendosjen e atij emri nga koleget tane te atyshem, nuk ishte thjesht nje falenderim ndaj personalitetit qe udhehoqi ne ato dite studentet e asaj levizje te madhe ndryshimesh ne Shqiperi, nuk ishte thjesht nje vleresim ndaj nje shqiptari te shquar nga nje komunitet po shqiptar. Ai vendim ishte nje mesazh i qarte falenderimi e mirenjohjeje ndaj Azemit, Levizjes se Dhjetorit, vlerave te saj jo vetem per territorin tone, por dhe te asaj qe ajo parapriu per te gjithe Rajonin, edhe per Maqedonine e Shkupin vete.

Ne fund te fundit vendet tona ne ate periudhe te pas luftes se dyte vuajten ne terresi nga e njejta “semundje”, nga komunizmi, nga diktatura, e cila pavaresisht disa formave te impostimit te saj, pavaresisht kulmeve te saj diku, ishte e tille ne terresi, e ngjashme per te gjithe ne, kudo ne hapesiren e Rajonit. Dhe sinjali i pare i qarte e masiv rajonal per permbysjen e saj erdhi atehere nga Tirana. Dhe Tirana vazhdoi te luaje ne vitet me tej nje rol shume te rendesishem progresiv, integrues, vizionesh perendimore, jo vetem per popullesine shqiptare te Rajonit, por dhe shume me gjere ne efektet e domosdoshme e pozitive. Kjo ishte e nevojeshme dhe e sukseseshme edhe sepse shume nga problemet e vendeve tona jo vetem kane qene, por vazhduan e vazhdojne te jene perseri te ngjashme, po aq te rrezikeshme per vendin tone sa dhe per fqinjet tane.

tritan shehu ne 25 vjjetor te PDGjykoj se nje analize e tille eshte reale edhe per sot. Per kete do te desheroja te perqendrohesha te nje ose dy prej atyre dukurive, qe ne te gjitha analizat dalin ne plan te pare. Ne fakt eshte ashtu sic ka theksuar edhe Sekretari i Shtetit Kerry, jane pikerisht keto qe po vene ne rrezik te gjitha zhvillimet tona te filluara prej vitit 90-te. Pa asnje dyshim fenomeni me gryeres per shumicen nga demokracite tona ne Rajon eshte korrupsioni. Nje korrupsion kapilar, i perhapur, i gjere si nje kancer me metastazat e tij, qe kerkon te gelltise gjithecka, te kontrolloje cdo gje. Dhe mbi ate, ne funksion te tij apo si pasoje bashkohet me tej krimi, terrorizmi, pa siguria, varferie, mos zhvillimi, rritmet e ngadalta te integrimit etj. Ne Rajonin tone ekzistojne sot “pushtete” shume te fuqishme, qe sipas vendeve, duan te mbajne popujte e tyre larg NATO-s, te frenojne ecurine drejt BE, te ruajne nje kaos ligjor e institucional etj. Dhe kete e bejne pikerisht se ne kete menyre ndjehen jashte kontrollit, larg influencave e mekanizmave zhvilluese Perendimore, te sigurte se keshtu mund te perfitojne maksimumin ne rrugen e tyre te korupsionit e krimit, me te mbrojtur ne vepren e tyre makabre. Kjo ndodh edhe ne vendin tone, edhe ne Shkup, edhe ne Prishtine, edhe ne Mal te Zi, Bosnje, Serbi etj. Pra nje “semundje” tjeter epidemike ne Rajon po zhvillohet e rritet, e cila jo rralle gjen edhe “aleate” apo perkrahje te jashteme. Per tu shkaterruar kjo si dikur komunizmi kerkon reagime, pergjigje energjike e te menjeherreshme.

Une nuk jam ne gjendje te percaktoj se ne cfare pozicioni ndodhet sot Shqiperia ne nje klasifikim rajonal ndaj korrupsionit e krimit, dhe as nuk i besoj shume disa statistikave qe publikohen per kete gje. Por dicka eshte e qarte. Keto fenomene po na gryejne per dite, po rrezikojne qartesisht mesazhet e 8 dhjetorit. Dikush si “mburoje” shtron sot pyetjen a eshte ky nje fenomen i ri per vendin tone, a ka ekzistuar edhe disa vite me pare? Se pari do te thoja se pergjigja nuk eshte thelbesore, thelbesor eshte fakti i ekzistences se ketyre fenomeneve ne forme galopante. Megjithate per te qene transparent dua te theksoj se korrupsioni ka ekzistuar shume shqetesues edhe pak vite me pare tek ne, duke demtuar rende qeverisjen e atehereshme, zhvillimet lineare, imazhin tone qe ne ato vite. Por kjo nuk justifikon asgje sot, aq me shume kur ky “kancer” i shoqerise se qyteteruar dhe i vete demokracise po merr permasa gjithmone dhe me te dramatike. Tashme ne kemi kaluar nga institucione te koruptuara ne institucione te koruptuara dhe te kriminalizuara. Dhe ketu behet fjale per ato nga me te rendeshmet ne jeten e vendit. Besoj se me keq se sa kaq nuk mund te kete.

Nga ana tjeter ky fenomen ku me shume e ku me pak, tashme eshte jo vetem shqiptar, por ne terresi Rajonal, duke vene ne dyshim cdo gje qe u arrit ne keto 25 vite ne te gjithe hapesiren tone. Qe prej atij muaji ngjarjesh madhore tashme ka kaluar shume kohe, shume gjera kane ndryshuar, por sic duket nje tipar ngel i njejte midis vendeve tona. Ajo qe jemi “biologjikisht” te prirur per te vuajtur prej te njejtes “semundje”, si pasoje e te njejtes “epidemi” qarkulluese.

tritan shehu ne 25 vite pdA do te mundet Shqiperia, Tirana, te jete perseri vatra shperthyese ne perballjen masive me keto fatkeqesi te reja, qe po perhapen me shpejtesi e frikshem ne Rajonin tone? Mendoj se po! Shqiperia eshte nje vend me nje vokacion te thelle, historik e pozicion totalisht perendimor, sot eshte nje vend i hapur, anetar i NATO-s, kandidate per ne BE, anetare e shume forumeve nderkombetare, ka ne krah miq te medhenj si ShBA e vendet e Europes Perendimore, ka shume me teper eksperience e njerez te ditur se dje. Une jam i bindur se jo vetem ndihma e mbeshtetja e miqve tane kryesore eshte domosdoshme per ne ne kete beteje te re te madhe, por dhe vullneti i tyre per te na ndihmuar edhe me i gjere, me konkret, eshte me i forte. Por eshte e domosdoshme qe ky vullnet i tyre te shfrytezohet ne maksimum nga ne vete. A mjaftojne per kete vetem format e asistences teknike perendimore, eksperienca e tyre, shkembimet e informacioneve, standartet qe na kerkohen per tu plotesuar, shume te rendesishme edhe keto? Apo eshte e domosdoshme te kerkohet me shume nga neve ndaj partnereve tane, per te kaluar ne forma me konkrete e vendimarese te prezences se institucioneve perendimore ne vendin tone, kjo ne funksion te procesit tone te dekriminalizimit e anti korrupsionit? Kjo eshte ceshtje qe mund te diskutohet hapur midis nesh, edhe me ata si ne parim, ashtu dhe per mekanizmat konkrete te implementimit te saj, qe mund te shkojne deri te institucione hetimi e gjykimi speciale per kete qellim ne vendin tone. Nje gje e tille mund te na beje ne perseri nje pike referimi per zhvillimet e ardheshme e te domosdoshme rajonale. Le te shpresojme se ne perseri mund tu paraprijme ndryshimeve te nevojeshme e permiresuese, edhe tashti ne thellesi te viteve 2000.

Share: