Këshilli i ministrave të Brendshëm të BE-së u pajtua për mundësinë e pezullimit të regjimit të lirë kufitar për një periudhë deri në 6 muaj, përtej së cilës, në rast problemesh, i kërkojnë rekomandim komisionit, në zbatim të nenit 26 të kodit të kufirit Schengen.
Ky vendim prek në mënyrë direkte fqinjët e BE-së dhe të hënën komisioneri Dimitris Avramopulos tha se do të diskutojë në Sarajevë me ministrat e Brendshëm të Ballkanit mbi vendimet e Këshillit.
Sipas ketij vullneti politik Schengen nuk është problemi, por rezulton  se duhet të përdoren mjetet e tij për ta bërë pjesë të zgjidhjes. Kerkohet vetëm zbatimi i duhur i rregullave dhe forcimi i kontrolleve kufitare.
Ne fakt vetëm një ditë më parë, Greqia kërkoi ndërhyrjen e FRONTEX dhe aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile europiane. E pafuqishme, juridikisht, për nxjerrjen e Greqisë nga Schengen, krahas kërcënimit për rikthim të kufijve në segmente të veçanta, BE planifikon dhe forcim të agjencisë FRONTEX për mbikqyrjen e kufijve, në pamundësi të një vendi anëtar.