Home KRYESORE Ajo qe na mungon eshte sistemi i vlerave!

Ajo qe na mungon eshte sistemi i vlerave!

Dritan Shano

Më shumë se çdo gjë tjetër këtu mungon një sistem i ri vlerash. Që nuk e ka përcaktuar Partia. Që nuk e ka renditur frika dhe rruga e shkurtër tek pushteti dhe pasurimi në kurriz të tjetrit. Të cilin në liri zgjedhjeje po e kemi shumë te vështirë ta vendosim.

E si mund të flasim për qeverisje dhe politika zhvillimi. Është njësoj si t’i thuash dikujt që gjithë jetën nuk ka paguar taksa, që ti kur të vish në pushtet do ia ulesh taksat?!

Çfarë vlerash do vendosim ne në bazë të qeverisjes, kur sot pas 25 vitesh jo-diktaturë jemi një vend ku dekorohet dhe xhelati dhe viktima. Dhe as nuk skuqet e as nuk zverdhet njeri.

Paternalizmi ynë shekullor i ngritur ne art-dhunë nga Partia e Punës vazhdon të jetë më i ngrohtë, me i sigurtë se puna dhe dinjiteti. Se liria për të fituar me mund, fat e zotësi, por dhe për te humbur për mungesë të të trijave është vendim individual i secilit prej nesh.

Askush nuk na detyrohet për asgjë. Jemi të zotët e vetes dhe veprimeve tona. Bota nuk na detyrohet për asgjë. Ajo ishte aty përpara nesh, siç thotë Mark Twain.

Share: