Home KRYESORE AK: Urimi per vitin e ri!

AK: Urimi per vitin e ri!

Ngrihet “Pema” e 365 mashtrimeve qeveritare 2015. Kreshnik Spahiu: 1) Edi Drama lideri gënjeshtrave në Ballkan, 2) 300 mijë vende pune …

Ngrihet “Pema” e 365 mashtrimeve qeveritare 2015

1) Edi Drama lideri Ballkanit
2) Stadiumi olimpik i Shkodrës
3) 300 mijë vende pune
4) Mjeksi falas
6) Ulje taksash
7) Rritje pensionesh
8) Çmimi energjisë
9) 24 orë ujë
10) Investime të huaja
………………………………..
365) Media (pa)varur

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një tubim në lidhje me premtimet e pambajtura qeveritare 2015.

Me anë të një peme Krishtlindjesh, ajo ka improvizuar 365 mashtrimet e vitit.

AK bën me dije se viti 2015 është viti i eksodit masiv të shqiptarëve dhe taksave ekstreme.

Në fjalën e tij, kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu theksoi se ne e ç’dekorojmë pemën me 365 premtime të pambajtura qeveritare.

“Viti 2015 është viti i çmimeve të larta dhe krizës ekonomike”,-thotë Spahiu.

Ndërsa, thekson se në vitin 2015 u kryen 236 protesta në Shqipëri kundra kësaj gjendje që ka krijuar qeverisja e majtë për shqiptarët.

“Pensionet s’u rriten, mjekësia mizerabël-thotë ai-, në 2015 shteti s’goditi asnjë bandë mafioze shqiptare”.

Kreu i AK-së bëri me dije se në 2015 u larguan 134 biznese të huaja nga Shqipëria, duke krijuar kështu një gjendje pasigurie në vend si dhe pushime masive nga puna.

Share: