Nga Basir Collaku
Ambasadori amerikan ne Tirane z. Donald Lu, nuk di te ndalet, duke bere ate çka duhej e duhet ta bejme ne shqiptaret. Gjyqtare e prokurore te korruptuar e kane vendin ne burg dhe ka nisur mbase inventarizimi ketyre krijesave parambledhese.
Lu nuk ka nevoje per perkthyes. Flet shqip. Qarte. Ngadale. Pa asnje nenkuptim dhe kontekst. Ke nje makine dhjetera mije euro, je hajdut, ke nje ore, apo bizhu me kosto sa nje shtepi je hajdut dhe, e ke vendin ne burg. Ke pasuri shumefish te mundesive ligjore te shperblimit ne pune, serish je hajdut. Dhe si i tille vendin e ke ne burg jo ne sistemin e drejtesise.
Prokurore e gjyqtare nuk pane kyçet e duarve kur zoti Lu theksoi kontrastin per oret e dores. Ata ulen disi menget e xhaketave, po nuk hiqnin dot kostumet disamije euroshe. Kusure plot. E nuk ka dale ende askush te thote une skam marre ryshfet…
Ne fakt, kam bindje se ka prokurore e gjykates te cilet nuk marrin para ne kembim te ndereve vendime, apo tjetersime akuzash. Po ka. Njoh prokurore qe shkojne me autobuz e furgon ne pune. Po po. Ka te tille. Por Jane pak.. dhe nje tjeter deshmi babezie vjen serish nga nje ambasador…
Gruaja e nje pokitikani siç shkruan Fevziu pas rrefimit te ambasadores, mbante ne qafe nje varese me vlere rreth 80 mije euro… dhe ky politikan i majte apo i djathte e ka vendin ne kokerr te burgut, sepse grabites eshte… e keqja ka sjelle nje bela..nuk genjejne dot me as politikane as njerez te drejtesise.
Ambasadoret, SHBA kryesisht dhe me shpesh, por edhe BE po flasin shqip. Aq hakut i kane ardhur Shqiperise dhe shqiptareve por dhe partnereve kjo klase politike sa ata e kane ndare mendjen. Flasin SHQIP. Ndersa politikane e soji drejtesise duan perkthyes. Perkthyes fizike per tua permendur me ke e kane…?! Po me te gjithe e kane… Ka dhe nga ata ambasadore qe lekunden e bien pre emocionesh apo edhe ndryshe dhe marrin rrogen, urte e bute…