Nga Celo Hoxha
Ambasadori amerikan ka kohë që është angazhuar fort për reformën në drejtësi, thotë gjërat e duhura dhe duket se ka përkushtim të sinqertë, por, në panoramën e përgjithshme, edhe ai është fragmentar. Fakti që në drejtësi ka korrupsion nuk është problem i drejtësisë. Pak a shumë, drejtësia është e korruptuar sa institucionet të tjera, më të rëndësishme në vend. Ka dëshmi të pakundërshtueshme, që persona të dënuar nga gjykatat janë futur në politikë. Ky është korrupsion më i rëndë e më lehtë i verifikueshëm. Korrupsioni në Shqipëri buron nga politika, prej nga burojnë dhe institucionet. Rruga e luftës kundër korrupsionit mund të jetë kjo: Qeveri teknike, ndryshime kushtetuese, përfshi anullimin e ndryhsimeve të 2008 që u dha kryetarëve të partive ekskluzivitetin e listave dhe propocionalin, gjedhje të reja, ligj për përjashtimin e politikanëve që kanë futur në Kuvend kriminelë, zgjedhje të reja, reforma në drejtësi, etj.