Home KRYESORE Anketa të montuara, të instituteve fiktive ne Maqedoni…

Anketa të montuara, të instituteve fiktive ne Maqedoni…

Nga Artan Dika

Fillon tentimi për manipulimin e opinionit me anketa të montuara, të instituteve fiktive, te kontrolluara nga politika

1. Ka pasur ne vazhdimesi anketa te organizatave me renome, te njohura per profesionalizmin dhe pavarsine e tyre (konkretisht IRI), që tregojne tendencen e votuesve ne Maqedoni.

Jo sepse ato anketa favorizojne RDK-në, e cila per ata qe i dijne rezultatet në vazhdimesi ne disa anketa ka patur mbeshtetje stabile, por sepse ato rezultate ne disa cikle anketimesh tregojne te njejten gje: – BDI dhe PDSH jane ne renie konstante te konsiderueshme …

partite tjera te reja që pretendojne ta paraqesin veten si luanë nuk e kane as perafersisht kete “takat luani” … RDK ka mbeshtetje stabile ne disa anketime që sillen 2-3%.

2. Para pak muajsh u mundua te manipulohet opinioni se gjoja kishte pasur nje ankete te IRI-t që e nxirrte nje levizje te re si subjektin e dyte shqiptar me te mbeshtetur pas BDI-se. Cdo iluzion u shua kur IRI deklaroi se kjo nuk ishte e vertete dhe se ata nuk kishin bere asnje ankete te tille.

3. Pasi nuk munden ta manipulojne IRI-n, duket se strategjia e manipulimit po tentohet t’i serviret opinionit me institute fiktive te kontrolluara nga politika.

I ashtuquajturi “Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë” që permendet se fundmi si instituti që ka kryer nje sondazh drejtohet nga njerez te afert me BDI-ne.

Njerez te afert me ta tregojne privatisht se ata i montojne rezultatet. Meqe njoh njerez te caktuar personalisht, me kujtohet koha kur ne 2011 disa persona tentuan te kalojne ne RDK me deshira personale per poste nenkryetaresh, sekretaresh e fantazi te tjera te ngjashme, duke bere disa perllogaritje se cfare do duhej t’i takonte Shkupit.

Meqe RDK-ja ne fillimet e saj para zgjedhjeve te vitit 2011 nuk ndau “grada” e poste ata u rikthyen nga kishin ardhur, ne BDI, lidhjet me te cilen i kane te aferta edhe sot e kesaj dite ne vazhdimesi.

4. Anketimi i tyre thuhet se eshte bere ne menyre rastesore ne komunat e banuara me shumice shqiptare, por kur kujton perqindjen e madhe joshqiptare edhe ne komunat kryesore me shumice shqiptare: Tetove, Gostivar, Cair, Struge, Kercove, Diber, etj., nxjerra e LSDM-se me 2.9% dhe VMRO-se me 0.7% tregon me se miri joseriozietin dhe falsifikimin e rezultateve per interesa te atyre, te cileve ata ju sherbejne.

5. Kur ulesh e bisedon me perfaqesuesit e nje subjekti te ri politik qe ka refuzuar kombinimet që i jane ofruar per dalje te perbashket te opozites ne zgjedhje, nderkohe që vet nuk i kane ofruar asnje oferte publike se si e mendojne ata kete kombinim, argumenti i tyre kryesor eshte se:

“- I ka thene Musa Xhaferri nje mikut te vet ne Kosove, që e ka mik nje mikun e nje miku te nje anetari te kryesise tone, se levizja jone eshte subjekti i dyte me i forte ne kater zonat zgjedhore ne bllokun shqiptar, pas BDI-se”!

Paj, me te vertete ketu edhe perputhen plotesisht gjerat … edhe kjo anketa e “Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë” per te krijuar mjegull, punë e Musës dhe miqve të tij eshte 😉.

Share: