Home KRYESORE Anti-Komunizmi i Sali Berishës!

Anti-Komunizmi i Sali Berishës!

Nga Valentina Karanxha

Mbas leximesh, shkrimesh krahasuese, “studime të sjelljes së përsëritur njerëzore”, (brënda kapacitetit tim), arrita të kuptoj disi anti-komunizmin e Berishes. Sinqerisht, për vite të tëra pyesja veten “Ku e ka thelbin ky?” Nuk është i njëjti me anti-komunizmin në përgjithsi i cili është clirimi nga një sistem. Anti-komunizmi i Berishes nuk ka kuptim sepse nuk kishte nga se të clirohej. Berisha ka qënë i privilegjuar, dhe sikur të ishim në atë sistem përsëri, do ishte anëtar i ndonjë komiteti qëndror apo byroje.

Berisha ka ambicje/sedër, e dimë të gjithë. Por krijimi i një imazhi të rrem anti-komunist për të bindur perëndimin, coi në përcarjen e mëtejshme të popullit me luftë klasash të panevojshme, dhe niveli inteletual ngeli tek një retorik e fillimit të viteve 90 edhe sot mbas 25 vjetesh. Imazh i rrem tërësisht. Vëndi u vu midis luftës pseudo-ideologjike e cila e përcau dhe e ndau më tepër nga dikush që ishte ish-komunist me vetdije, dhe që kërkonte të hynte në zemrën e atyre që do i jepnin mbështetje për sundim të përhershëm.

Por argumenti i anti-komunizmit nuk funksionon me të gjithë sepse humbet kridibilitetin. Të njëjtin argument e përdorte Hoxha për kundërshtarët e tij të cilët i quante tradhtarë, revizionist, agjentë etj. Për ironi, sot, të vetmit që flasin për dekomunistizim jane deputetët, a thua se këta po ndeshen ditë për ditë me të. Po këta i hypin makinave nga 70 mijë dollarë dhe shkojnë në kuvend (punë) për të luftuar komunizmin.

A e dëgjojnë vallë veten se si tingellojnë. A e degjojnë vallë veten se sa qesharak duken, kur shoqëria ka evoluar aq shumë. A nuk e kuptojnë këta se dy gishat e liri demokracisë nuk kanë më asnjë kuptim mbas 25 vjetësh kur kanë vjedhur jetën e pupullit. Aq më tepër, nuk ishin këta që thërritën liri demokraci, por ata studentët e thjeshtë, dhe populli në rrugët e Tiranës, Shkodrës dhe Kavajës. Por kjo tashmë është pjesë e historisë.

Cili vënd lindor merret akoma me fantazma? Retorikën anti-komuniste e përdorin kur nuk kanë argumenta të forta dhe kur u vjen për shtat.

Perse, tek ne kjo histeri e shfrenuare qeveritarëve kur njerzeve nuk i bie më në mend për të? Kudo që të shkosh, në cfarëdo lloj lokali të ulesh, ose gjetkë, më thoni një ambjent bashkëbisedimi i cili ka për temë komunizmin apo anti-komunizmin me të njëjtin intensitet që e përdorin “lidërshipet” a tranzicionit dhe për më tepër, të ashtuquatura parti të djathta.

Pra asnje! Askush, përvec korrupsionit, vjedhjes, krimit ndaj popullit nuk ka interes t’i vihet këtij argumenti të pashpresë. Ata e mbajnë flamurin e anti-komunizmit të rremë, sepse nuk i është kërkuar ende llogari për krimet e 25 vjetëve të fundit. Dhe në minutën që i vihet përgjegjsia para, dalin akoma më shumë me teori konspirative anti-komuniste. Ky bashkëbisedim një-anësor është bërë i pagëlltitshëm. A i lëmë detajet mënjanë dhe të merremi me parësoren? Kemi në krye klane hajdutësh, të cilët po na shkatërrojnë si komb dhe diskursi anti-komunist largon vëmendjen nga shkeljet e tyre dhe hajnia. Si do dekomunistifikohet (as nuk jam e sigurt për termën që përdoret se duket krejtsisht e sajuar) shoqëria kur nuk kanë para të hanë e të ngrohen. Po kur u indoktrimua Shqipëria kaq shumë që lindi nevoja për re-dekomunistifikim. A ti kthehemi realitetit më mirë?

Share: