Home KRYESORE Arta Dade replikon Berishen per ambasadorin gjerman

Arta Dade replikon Berishen per ambasadorin gjerman

Në përgjigje të sulmit të ish kryeministrit Sali Berishës ndaj Ambasadorit Hoffmann ka reaguar edhe Arta Dade,  Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Në një deklaratë për mediat, znj. Dade thekson se Komisioni për Politikën e Jashtme , sikurse takimi i sotëm me Vlahutin, ka organizuar takime të njëjta edhe me Ambasadorë të tjerë sikurse Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë,  Helmut Hoffmann, për të cilin komisioni ka konsiderata të veçanta.

“Sulmet e Berishes ndaj Ambasadorit të nderuar janë tregues i gjendjes së rënde në të cilën ndodhet ky politikan famëkeq që kthehet e rikthehet tek praktikat e tij të vjetra sikurse në 1996 e 1997 kur sulmonte Ambasadoren e nderuar të SHBA, kur si president zhbëri shtetin dhe është përgjegjës për humbjen e mbi 3000 jetëve, apo kur sulmoi institucionet përmes grushtit të shtetit në 1998 apo përsëri kur sulmonte Ambasadorin e SHBA kur urdhëroi vrasjet e demonstruesve të paarmatosur e paqësor në 21 janar”, thekson Arta Dade e cila flet ne emer te komisionit te jashtem parlamentar, por qe sigurisht nuk ka ndare me pare kete qendrim me anetaret opozitare te komisionit.

Nga ana tjeter, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme nënvizon se ambasadorët janë përfaqësues të vendeve të tyre, të vendeve që kanë mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt konsolidimit të demokracisë dhe proceseve të integrimit euroatlantik.

Share: